Transportimi me helikopter drejt Tiranës i foshnjes së sëmurë 20 muajshe nga Qarrishta e Librazhdit, ka përfunduar me sukses.
Ky transportim është aplikuar për shkak se ambulanca e spitalit të Librazhdit e kishte të pamundur të shkonte në Qarrishtë për shkak të trashësisë së dëborës, pavarësisht përpjekjeve të bëra për çbllokimin e rrugës.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Balla falenderon mjekët e Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Njësisë së Helikopterëve dhe Zyrës Operacionale të Emergjencave Civile për përfundimin me sukses të transportimit dhe kujdesin e specializuar ndaj foshnjes, gjatë fluturimit për në Spitalin Pediatrik të Tiranës.
Statusi i plotë i Ballës:
“Faleminderit mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Njësisë së Helikopterëve dhe Zyrës Operacionale të Emergjencave Civile, të cilët sapo përfunduan në mënyrë perfekte transportimin dhe kujdesin e specializuar gjatë fluturimit për në Spitalin Pediatrik të Tiranës të foshnjes 20 muajsh D.B. nga Qarrishta e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Megjithë përpjekjet për çbllokimin e rrugës, ambulanca e Spitalit të Librazhdit e kishte të pamundur të shkonte në Qarrishtë për shkak të trashësisë së dëborës. Pas njoftimit nga prindërit dhe infermierja e fshatit dhe pas konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë u vendos transportimi nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë për në Spitalin e Librazhdit. Por gjatë fluturimit mjeku i urgjencës kombëtare mjekësore vendosi dërgimin e menjëhershëm në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.
Faleminderit edhe kolegeve Manastirliu dhe Xhaçka” shkruan Balla
s.a/dita

Mire qe falenderoni njeri tjetrin ju si shqiptare se ata te bregut te lumit vetem zi mbjellin dhe kane harruar te thone ndonje fjale te mire per punet e mira. Jemi kthyer ne dy grupe armiq me njeri tjetrin. me mire te ja kishit futur me dyfek njeri tjetrit se sa keshtu shpirtezinj.