Foshnja që u gjet në kazanin e plehrave, në gjendje të rëndë

Dita

Një foshnjë e sapolindur u gjet sot në një kazan mbeturinash në zonën e Yzberishit në Tiranë. Ishte një  kalimtar i rastit që dëgjoi të qarën e fëmijës dhe njoftoi policinë për ta transportuar atë me urgjencë në spital.

Ndihma e parë iu dha në maternitetin “Koço Glozheni” dhe mjekët raportojnë se gjendja e foshnjës është e rëndë dhe se po trajtohet në reanimacion.

Në maternitetin e ri, foshnja qëndron e intubuar dhe mjekja neonatologe Niketa Koliçi thotë se gjendja e saj është kritike. Sipas vlerësimeve të para të mjekes, foshnja ka qëndruar disa orë në koshin e mbetjeve e mbështjellë nga një batanije dhe iu ka shpëtuar temperaturave edhe pse kishte pak orë që ka ardhur në jetë.

“Fëmija ishte pa shenja jete në momentin kur ka ardhur. Nuk dihet se ku është realizuar lindja. Fëmija është futur në reanimacion që në momentin që ka ardhur dhe gjendja është shumë e rëndë. Është përgjigjur me shumë vonesë ndaj reanimacionit, aktualisht ka filluar të ketë shenja jete por gjendja është shumë e rëndë”, thotë mjekja për “Ora News”.

Ende nuk është identifikuar personi që ka braktisur të sapolindurën, apo edhe vendi se ku është bërë lindja e foshnjës. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *