Në një njoftim të ditëve të fundit të policisë në Durrës mësohet se një grua ka vdekur duke zgjedhur fostoksinën për t’i dhënë fund jetës. Në njoftim thuhet se “rreth orës 19:20 të së shtunës së kaluar, në Spitalin Rajonal të qarkut të Durrësit është sjellë e helmuar një shtetase 45-vjeçare, banuese ne Durrës, e cila është nisur për trajtim më të specializuar në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë”. Shtetasja në fjalë ka gjetur vdekjen në orën 02:45 të ditës tjetër. Policia bëri të ditur se po hetohet për ngjarjen, ndërsa deklaroi se dyshohet për një vetëhelmim me fostoksinë.
Fostoksina
Duke u nisur nga njoftime të tilla të përsëritura, mësohet se nga vetëhelmimet në Durrës kanë vdekur më shumë persona se nga armët. Pak kohë më parë dy banorë të periferisë së Durrësit i dhanë fund jetës thuajse bashkërisht, njëri në kushte depresive, sipas policisë, dhe tjetri për shkak të një sasie të shumtë borxhesh të palikujduara.
Statistikat e deritanishme tregojnë se vetëm vitin e kaluar nga Durrësi kanë gjetur vdekjen 27 vetë, të gjithë të vetëhelmuar, ndërsa për tremujorin e parë të këtij viti përmenden 7 raste. Rastet më të shumta janë ato të femrave, ndërkohë që në këtë numër përfshihen të gjitha kategoritë e moshave dhe shtresave.
Njoftimet e policisë tregojnë se në radhë të parë qëndrojnë motivet e varfërisë kur nënat mendojnë se nuk kanë më se si t’i ushqejnë fëmijët e tyre. Viktimat janë gjithashtu djem dhe vajza të zhgënjyera nga dashuritë, njerëz me konflikte të pazgjidhura dhe shqetësimet që kanë në marrëdhënie bashkëshortore dhe me fëmijët e tyre, të cilët në një botë me informacion intensiv, kërkojnë të bëjnë një jetë moderne, në një kohë kur kushtet e fitimeve të të mirave materiale nuk janë edhe aq intensive.
Humnera që ekziston realisht mes ëndërrave iluzive dhe realiteteve të rënda e të trishtuar të mbijetesës në kushtet e një ekonomie konkurrence të egër e shpesh të pandershme të tregut, i çon njerëzit drejt vdekjes, drejt vetëvrasjeve dhe duke marrë vetëvrasjet e renditura në Qarkun e Durrësit dhe duke u shtuar ato të të gjithë vendit, rezulton se fostoksina, kjo lëndë vrastare e minjve, të ketë vrarë më shumë se kallashnikovët.
Kjo sepse njeriu është zhvleftësuar gradualisht nga shoqëria në të cilën është vënë në shënjestër pasuria si gjithçka dhe tashmë në shume raste e ndjen veten si një kavje në laboratorin e të pamundshmes dhe ashtu kërkojnë më pas të largohen…
Efektet e vetëvrasjes, më të rënda se të një vrasjeje
Efektet e një tentative vetëvrasjeje apo një vetëvrasjeje tek miqtë dhe anëtarët e familjes janë shpesh shkatërruese. Individët të cilët humbasin një njeri të dashur për shkak të vetëvrasjes janë më të rrezikuar që të fillojnë ta mohojnë atë që ka ndodhur, ndërkohë që pyesin veten se ç’mund të kishin bërë për ta parandaluar ngjarjen, duke fajësuar veten për problemet e ndodhura para vetëvrasjes, duke u ndjerë të refuzuar nga njeriu i tyre i dashur dhe të damkosur nga të tjerët.
Ata mund të përjetojnë emocione kontradiktore rreth të vdekurit, duke ndjerë gjithçka që nga një dhimbje e madhe dhe trishtim për humbjen, pafuqishmërinë për ta parandaluar atë, mallin për njeriun që kanë humbur dhe zemërimin ndaj të vdekurit dhe vendimin e tij për t’i dhënë fund jetës për të shpëtuar nga një dhimbje e gjatë fizike apo mendore. Kjo është e kuptueshme, pasi njeriu për të cilin ata vajtojnë, është njëkohësisht viktimë dhe autor i veprimit fatal.
Të afërmit e lënë pas nga personi i vetëvrarë, janë të prirur të përjetojnë një përvojë të ndërlikuar vajtimi si reagim ndaj humbjes. Simptomat e këtij pikëllimi që përjetohen prej familjarëve apo miqve përfshijnë emocione të forta dhe mall për të ndjerin, mendime të hidhura për të dashurin e tyre, ndjenja ekstreme të izolimit dhe të boshllëkut, duke shmangur bërjen e gjërave që mund të kthejnë kujtime të rënda për të afërmin e tyre të vdekur, probleme të reja ose rëndim i problemeve me gjumin dhe nuk kanë më interes për aktivitetet që më parë iu pëlqenin.
Një grua, i ati i së cilës kishte vrarë veten, u shpreh: “E kuptoj që dhimbja është mbytëse, por unë nuk do t’ia fal kurrë atij dhimbjen që u shkaktoi të tjerëve. Ishte thjesht egoizëm. Nëse vret veten, ti e shpërndan vuajtjen tek dhjetëra njerëz, sepse nuk ndikon vetëm tek familja dhe miqtë, por te kushdo që të ka njohur”.
Përgatiti: Arlinda Gjypi
nuk eshte e vertete qe nje njeri qe vret veten e ben per egoizem per ata qe dine italish ja nje komet me i gjere
“Ma perché prendersela tanto coi poveri suicidi?
Li trattate da stupidi, da imbecilli, da vili, come se ciascuno di essi non avesse le sue ragioni terribili ed immense.
Tanto volgare e grettamente utilitaria è proprio dunque sempre la pietà umana e divina, da mostrare sfacciatamente davanti a questo punto supremo, che tutto il sacrificio, la rinuncia, la «morale» altissima non sono che interessi, vilissimi interessi, valori creati per l’interesse dell’uomo?
È chiaro. Se voi, disposti pure a tante cose sublimi, davanti al fatto compiuto della sottrazione volontaria dal commercio del mondo, mostrate di non aver pietà. La pietà finché vi rende, ma, quando un uomo si è sottratto alla possibilità di rendervi, allora vi mostrate interi, bestie, bestie, che voi non volete essere.
Ebbene io vi dico che il suicida è un martire, martire tanto degno quanto i martiri di tutte le religioni. E per religione intendo ogni ardore dell’anima umana, Dio o Idee che sono poi tutte altrettanti iddii.
Se martire è colui che testimonia colle sue sofferenze e il suo sangue la sincerità del suo pensiero e dei suoi sentimenti, fusi, la sincerità della sua anima non più volgare, perché non ha da essere un martire anche un suicida che, piuttosto di mentire (a se stesso e quindi agli altri), di costringersi con uno sforzo che sente inutile, a un assestamento diverso che tanto sente inutile e non suo, preferisce uccidersi, darsi quel grande dolore, il supremo di tutti i dolori?”
Già, “il supremo di tutti i dolori”: il basso pensare comune vuole che un suicida sia un vigliacco perché non affronta indomitamente la vita, si arrende, abbandona la battaglia per la sopravvivenza. Ma guarda caso è proprio la morte lo spettro più temuto dai detrattori dei suicidi. La vita viene difesa con i denti e si fa di tutto per tenere lontana la Nera Signora.
Dunque a chi appartiene il vero animo coraggioso?
Il suicida, travolto da dolori insostenibili, è pronto ad affrontare l’abisso, l’ignoto. Lascia il certo per l’incerto e già questo mi sembra l’atto impavido per eccellenza.
Si dice anche che il suicida compia un gesto di puro egoismo: per liberarsi dalle proprie sofferenze, non bada a quelle che susciterà nei cari che gli sopravviveranno e passeranno il resto dei loro giorni a tormentarsi sul perché, afflitti da un’incolmabile mancanza.
Ma questo è un rispetto unilaterale: si chiede infatti al suicida di continuare a condurre controvoglia la propria esistenza infelice per non arrecare dolore ad altri, mentre questi altri non accettano che egli trovi requie da affanni intollerabili. Quindi si pretende che egli si immoli per il bene altrui senza che nessuno badi al suo vero bene. E talvolta l’unico bene possibile è costituito dalla liberazione nella morte.
Finitela di mostrarvi negozianti di virtù gridando all’empietà se un uomo mostra, nella sua idea, di superare la morte, di considerare la vita e la morte dall’alto della sua coscienza di sincerità.
È sempre, certo, utilitarismo anche il suo (e che cosa non è utilitarismo nella vita?), ma almeno è un utilitarismo diverso dal commercio di salami, è un utilitarismo che gonfia l’animo e lo sconvolge e lo leva in alto in un’ebbrezza sublime.
Certo, tutto è utilitarismo nella vita, ma la mia anima sa scegliere tra i valori. In alcuni si trova meglio. E perché allora non dovrei gettarmici a corpo perduto ?
E perché dev’essere obbligatorio blasfemare cosi spietatamente tutti quelli che si sacrificano alla loro sublimità?