FOTO: 29-vjeçarja e cila ëndërronte të bëhej femra më e shëndoshë në botë

Leda Hysa

 

Një 29-vjeçare nga Teksasi, Monica Riley ëndërronte të bëhej femra më e shëndoshë në botë.

Ajo arriti deri në 317 kg, por qëllimi ishte të kapte peshën 450 kg.

Misioni i saj mbështetej edhe nga i fejuari, i cili e ushqente me 10 000 kalori në ditë, por pengesë u bë shtatzënia.

Monica u detyrua të dobësohej 90 kg, në mënyrë që lindja të ishte e sigurt.

Pasi lindi vajzën, 29-vjeçarja nuk do më që të rifitojë kilet e humbura, por të vazhdojë të dobësohet.

“Tani jam 210 kg dhe dua të dobësohem edhe më shumë. Dua që vajza ime të mos bëjë siç kam bërë unë. Do t’i japim vetëm ushqime të shëndetshme. Më parë ëndërroja që të shëndoshesha aq sa të mos lëvizja nga shtrati, por tani dua të luaj me vajzën time dhe ta ndjek duke vrapuar. Do të dobësohem edhe më”, është shprehur Riley.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *