FOTO: 4 të vrarë, 2 të plagosur rëndë në Velipojë! Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin në orët e para të mëngjesit

redaktor
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin në oret e para të mëngjesit, ku 4 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet nëse janë jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa shezlongë.

Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj. Bashkë me ta humbi jetën dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

Pamje nga vendngjarja

Pronari i njërit prej hoteleve është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut vrarë në një atentat të ndodhur ne vitin 2018.

Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij Hasani, gjendja e të cilit nuk dihet.

Pas marrjes së lajmit për ngjarjen e rëndë familjet e të përfshirëve në masakrën e ndodhur kanë hapur dyert e mortit, ndërsa e gjithë zona është blinduar nga Policia.

Mendohet se në vendin e ngjarjes është shtënë nga disa armë, ndërsa FNSH dhe RENEA-t po krehin zonën duke kërkuar të përfshirët e tjerë në konflikt.

Deri më tani janë sekustruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve për të keijuar një panoramë më të qartë të ngjarjes së rëndë.

Pamje nga vendngjarja

Në vendin e ngjarjes, mbërriti rreth orës 02:00 kryepolici Ardi Veliu, ndërsa drejtuesi i qarkut Shkodër Niko Brahimaj interesit të gazetarëve iu përgjigj “kërkoj mirëkuptimin tuaj për momentin”.

i.b. / dita

Share This Article
12 Comments
  • Jepini dorë variantit “Tokë e Xanun” dhe si këto lajme do dëgjojmë përditë. Asaj lloj gjindjeje që nuk njeh Ligjin por Kanunin nuk mund t’i lejosh liri të tilla.

  • Keq ardhje e madhe. Per tè pafajshmit qe humben jeten nga truri kriminel i njerzeve kriminel. A takon shkodraneve tè komentojne e japin opinionin. Por Ferracaku pas humbur nje djale né vitin 2018 nga vrasja. Tani e pesci vet. Dmth ndergjegja humane, dashuria per jeten, per njerzit per shoqerine. Vetem agresiv. Kot nuk ja vrane tè birin. I biri ka qene vittima e shprtit kriminel tè tè jatit. Tani ti rroj hotel. Ti shtohet rera e detit se vet nuk do e gezooj. Nuk ka pasur dashuri njerezore. Tè zene mend e tè behen njeres normal cfare ka lene mbrapa.

  • Te gjitha vrasjet ndodhin se ne Shqiperi mungojne DEMOKRACIA dhe SHTETI LIGJOR!
    Dhe Rama kerkon qe BE te hapi negociatat se me demek i paskemi plotesuar kushtet!
    Ha ha ha ha ha!
    Te dhjefsha me kushtet qe paske plotesuar ti,o sharlatan!
    NUK KE SHTET FARE,o Rame mavriu!
    Edhe vete je kryeminister KOTI,vetem per te ndertuar rruge e tunele qe te duhen per korrupsion!

  • Si spjegohet qe gjithmone dhe te gjithe pronaret qe perfitojne lejet nga shteti jane maskarenjte me te medhenj dhe familje vrasesish ,te vraresh dhe perdhunuesish ?

  • Pse nuk i cakton shteti teritoret per ta dhe per publikun? Kur do ta beje? Mbasi te mbarojne pushimet? Ministri mos te vije verdalle duke u nxire vete, por te zgjidhe problemet. Percaktimi i kufijve ne rere eshte alfa e punes.

    • ka pas qene nji proverb qe dhjerokracia e shndrroi ne anekdote ‘uji eshte i paster ne burim por tubullohet poshte’ E perdorim per ngacmim humori

  • Kjo nuk eshte as e para e as e fundit, eshte telenovela e radhes per ate vend qe ka marre fund. Si askund tjeter, atje vetem per pushime nuk flitet, atje e bejne ligjin cubat, ne rruge aksidente tragjike, ne lokale cmime te kripura dhe duhet te thuash “u kenaqa” se nuk i dihet si e mirepret pronari, te levojne plumbat kokes nga nuk e pret, ne shume vende plehrat ja lene njeri-tjeterit ne dere, sherbimi urban apo furgonet e sketerres per ata qe zgjedhin trasportin publik jane skandal me vete, pa pike respekti per udhetaret, zhurma dhe qetesia nuk dallojne nga njera-tjetra ne oret e nates sipas qejfit te diskotekave, per te mos munguar as shteti me fadrome qe prish ndertime pa leje ne kohe sezoni turistik se s’mund ta bejne here tjeter, keta jemi ne dhe eshte e cuditcme se si ka akoma njerez qe u merr mendjen dhe presin mrekulline ne nje vend qe ka alergji nga civilizimi. Keqardhje per ate punetorin e shkrete qe ka humbur jeten nga kafshet e pangopur, keqardhje per ate tragjedi qe shoi ate familje te mjere dy dite me pare, por duam s’duam kjo histori do vazhdoje, te nesermen do ndodhi ndonje cudi tjeter ne vendin e cudirave dhe perseri e perseri do numerojme viktima ate qe bejme per tre dekada, nuk jemi ne lufte o barbare, ka edhe atje njerez te urte qe duan te jetojne, po shikoni c’ndodh per rreth nesh, Ulqin,Struge,Oher,Korfuz, po ata cfare jane? perse e keni kthyer ne xhungel o majmune te pa ndreqshem….kane edhe kurajo disa ta quajne Europen “raciste” me ne Shqipot!! Jo, ne jemi delja e zeze e saj! Ne jemi vrases, te cmendur mbas lekut dhe rrahjes se gjoksit, per nje fjale goje akoma marrim jete, ne, nuk kemi respekt per jeten tone imagjinoje per te tjeret, jemi krenare qe shkojne ne burg, ne duam parcela me hashash, te blejme makina dhe rrugen e perbashket ta quajme tonen, te shuajme familje dhe babi bossi te korruptoje drejtesine, ne jemi nje kercenim kur na lene te lire, i kemi mbushur burgjet e Europes me lloj lloj krimesh dhe nuk ka vend qe nuk kemi lene mbrapa cudite tona me vjedhje-reprezalje shtepish, semaforet i mbushem me femra, ne flasim per moral e tradita por vete ne i dhjesim te paret, ne jemi me te dhunshmit te familje e ne shoqeri dhe e kemi per mburrje…..por ne dikur ate ligjin e kemi respektuar nga frika, e kemi bere qe cke me te…po tani perse sillemi si burracake?!

  • Projekti allbania urupiane

    histori suksesi

    tani po jemi ne rritmet e kushteve franc+holland kurve

    per integrim.

    rrofte allbania urupiane

    rrofshim ne…………………..

    • franc+holand+ ate putane qe te ka bere ty dhe ja, jemi gati per integrim o robqir qe tallesh me fatkeqesite e te tjereve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *