FOTO: 5 vendet e planetit Tokë, ku 80 vjeç, konsiderohesh ende i ri

editor

Ndërkohë që thuajse kudo në botë shtohen viruset dhe sëmundjet që ta marrin jetën në mosha të reja, ka disa vende në botë ku nuk ndodh kështu.

Në standartin e këtyre vendeve, edhe 80 vjeç konsiderohesh ende i ri.

Janë 5 vende në botë, të cilat njihen si Blu Zone, ku njerëzit jetojnë gjatë.

Bëhet fjalë për Sardenjën në Itali, Nicoya në Kosta Rika, Okinawa në Japoni, Ikaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni.

Më shumë se një e treta e popullsisë në këto zona jetojnë pa problem më shumë se 90 vjeç.

Ekspertët shpesh citojnë një dietë të shëndetshme dhe një mënyrë jetese aktive si çelësin e një jete më të gjatë.

Profesionistët mjekësorë dhe antropologët që kanë studiuar këto 5 vende theksojnë gjithashtu rëndësinë e lidhjeve të ngushta familjare dhe përfshirjen në komunitetet e bazuara në besim.

Ndoshta nuk është rastësi që të moshuarit në këto vende qëndrojnë ngushtë të lidhur me familjet dhe fqinjët e tyre dhe luajnë rol të rëndësishëm aktiv në komunitet.

Por bie në sy lehtë që të pesta këto vende janë buzë detit.

b.m. / dita

Ikaria, Greqi
Loma Linda, Kaliforni
Nicoya, Kosta Rika
Okinawa, Japoni
Sardenja, Itali

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *