Liderët botërorë do t’iu bashkohen të mbijetuarve të Holokaustit sot në Poloni për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit nga forcat sovjetike, teksa anti-semitzmi shënon rritje në botë, shkruan Reuters.
Më shumë se 1.1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj kanë vdekur nëpër dhoma gazi, nga uria, të ftohtit apo sëmundjet në Aushvic.
Të mbijetuarit shfaqen në foto të përlotur, teksa kujtojnë tmerrin në kamp.
I ndërtuar nga Gjermania Naziste pas pushtimit të Polonisë më 1940, fillimisht për të burgosurit politikë të Polonisë, këto hapësira janë kthyer në qendra të zbatimit të planit të liderit të nazistëve, Adolf Hitlerit për shfarosje të hebrenjve.
Duke folur para nisjes së ceremonive të planifikuara për të hënën, David Harris, udhëheqësi i Komitetit Amerikan të Hebrenjve ka thënë se grupet e supremacistëve të bardhë, xhihadistët dhe të majtët ekstremë janë duke nxitur anti-semitizëm në gjithë botën.
“Hebrenjtë në Evropën perëndimore mendohen dy herë para se të shkojnë në sinagagë ose para se të hyjnë në dyqane të hebrenjve”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Përveç të vrarëve në Aushvic, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj.
Fotot e mëposhtme janë realizuar nga Reuters.

j.l./ dita

Bota njohu jo vetem”Aushvicin Polak”por edhe “Aushvice” te tjere;ne , Rusi ,Ceki,Jugosllavi Austri,Itali Jugosllavi e te tjere ne vende te ndryshme te Europes ku u torturuan dhe vdiqn me qindra mije njerez ;Ruse ,Polak ,Cek ,Italiane Tranceze ,Jugosllave Grek ,Shqiptare bile edhe Gjermane!Shumica e atyre njerzeve ishin krejt te pafajshem.dhe familjet e tyre nuk jane demshperblyer nga ata qe e shkaktuan kete kasaphane dhe sot as nuk permenden dhe kjo eshte nji tjeter vrasje e tyre!Shteti dhe qeveria Shqiptare te kerkoje ne menyre te vazhdushme deri sa te zbatohen ligjet qe denuan agresoret dhe shperblyen fitimtaret, ashtu sic ka bere Izraeli per Ebrejt,edhe pse ne vitet e luftes se dyte botrore nuk egzistonte shteti Izraelit!