Në ditën ndërkombëtare të gruas, shkallët e galerisë “Nikolet Vasia”, në Durrës u mbushën me këpucë të kuqe si simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to.
Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësit ka numrin më të lartë të grave të dhunuara dhe kjo nismë kërkon ndërgjegjësimin e të gjithëve për këto fakte tronditëse.
Ngritja e zërit mund të parandalojë raste të tjera dhune dhe mund të frenojë vrasjen e një tjetër gruaje.
Këtë 8 Mars, nisma “Këpucët e kuqe” vjen për herë të parë në Durrës.
Që prej vitit 2009, këpucët e kuqe të Elina Chauvet, artistes meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje kanë shëtitur botën.
Prej më shumë se një dekade “Këpucët e kuqe” vijnë si simbol i humbjes së grave nga dhuna.

j.l./ dita

Po TANGAT E KUQE ku jon me lale?
Ah jo kshu s’shkon. Nuk ka feste grash pa tanga.
Partia kuqaloshe kesaj here s’i paska marre masat e nevojshme.
Grate duhet te mblidhen koke me koke dhe te protestojne fuqishem si ne 97’en me firmat piramidale me te vetmin ndryshim qe ne vend te pareve te kerkojne tangat.
o Gari, e kuqja simbolizon gjakun e viktimave, grave qe masakrohen nga meshkujt cdo dite. 8 Marsi eshte dite perkujtimore per arritjet qe ka bere “komuniteti” femeror per te drejtat e veta.
Tangat e kuqe pastaj eshte per ato te degraduarat qe festojne 1 dite dhe han dru 364 te tjerat
Dita!Me vjen keq por kam verejtje per cilesine e personelit tujaj.Titulli …”festohet….”bie ne kundershtim me permbajtjen qe eshte “..proteste….’Kujdes kur shkruani.Nuk dua te botohet.