FOTO / A ka zjarrfikëse në botë që mund të hyjë në këto pallate?!

redaktor

Ngjarja e së martës ku mbeti viktimë një fëmijë 4 vjeçar nga shpërthimi i bombolës së gazit nxjerr në pah një problematikë të vjetër dhe të pazgjidhur, atë të mungesës së infrastrukturës së mbrojtjes ndaj zjarrit në pallate dhe banesa.

Ndërtimet e pas viteve ’90, në pjesën me të madhe të tyre kanë patur si synim kryesor: hajde të ndërtojmë dhe shesim apartamente, ndërsa sigurinë e njerëzve duket se ia kanë lënë në dorë…Zotit.

Për arsye nga më të ndryshmet, rëniet e zjarrit apo edhe shpërthimet e bombolave të gazit ndodhin, pyetja dhe dilema është se si mund të shpëtohet në kësi situatash?!

Është shumë e vështirë të japësh një përgjigje duke parë infrastrukturën e çalë të këtyre ndërtimeve në Tiranë. Aq me tepër, me rrugët e ngushta, me pallatet që duket sikur shkëmbehen mes tyre si pemët në pyjet e amazonës.

Vitet e fundit në kryeqytet, në rastet e rënies së zjarreve ka patur bilance tragjike, por shpesh herë na ka ndihmuar Zoti.

Bëjmë një punë e madhe duke ndërtuar keq dhe në fund shpëtimi kërkohet nga një fuqi e mbinatyrshme!

Në këto foto të Dita-s, të shkrepura në Tiranë, kuptohet qartë se nëse bie zjarr apo ka ndonjë shpërthim bombole, nuk ka zjarrfikëse në botë që mund të futet midis pallateve./DITA

12 3 4

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *