FOTO: Aksident i rëndë në Tiranë, makina ndahet në dy pjesë

Leda Hysa

 

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pak çaste më parë ranë vendit të quajtur “Casa Italia” në Tiranë. Nga të dhënat e para thuhet se katër makina janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Një makinë ka përfunduar poshtë një kamion teksa është ndarë në dysh.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ende nuk bëhet me dije identiteti  i të plagosurit.

Nga pamjet e siguruara, shihet që automjetit me ngjyrë të kuqe është ndarë në dy pjesë.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *