Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm është shtrirë përgjatë gjithë linjave kryesore të transmetimit.
Grupe Task-Force, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, po vijojnë aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Në jo pak raste, ekspertët e UKT kanë konstatuar ndërhyrje direkte në tubacionet kryesore duke sjellë edhe humbje të sasisë dhe të presionit në rrjet.

Pas përfundimit të periudhës së lënë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për lidhjen e kontratave të reja dhe të prishjes së lidhjeve të paligjshme, nga 1 marsi ka nisur edhe përgjegjësia ligjore për ata që do të kapen në shkelje nga grupet e Task-Forcës.
a.s/dita

Pershendetje Task-Forces per aksionin e ndermarre. Vjedhja e ujit duhet te marre fund nje here e pergjithmone. Nga ana tjeter, po ashtu duhet te marre fund praktika e Drejtorise se Ujesjellesit Tirane qe nuk u ktheje leket qytetareve te mbifaturuar padrejtesisht. Faturueset e ujit jane bere te tmerrshe: pertojne te hapin kapaket e sahateve dhe ia fusin mbifaturim me gjobe fiktive. Nje pensionisti ne pallatin tim tek Shkolla e Baletit, i cili ishte 9 muaj tek djali jashte shtetit, nga 300 m/2 uje qe ka harxhuar i jane faturuar 600 m/2 dhe “sistemi” i drejtorise se Ujesjellesit nuk i kthen leket e marra padrejtersisht. Ashtu sic eshte e drejte te nderpriten vjedhjet e ujit nga banore te papergjegjshem, po ashtu edhe Drejtoria e Ujesjellesit duhet t’i jape fund arrogances kundrejt qytetareve te pergjegjhsem qe nuk ka kush i mbron nga abuzimet e faturisteve.
TASK FORCA TE SHOHE EDHE SHKELJET QE JANE BERE ME PARE NGA UK DUKE NA GRABITUR PARAT , GJOJA PER VENDOSJEN E MATESAVE TE RINJ KUR ATA TE PARET (PREJ BRONZI) ISHIN TE RREGULLT DHE PA ASNJE DEMTIM : POR UK( ME DREJTOR DOLLAPIN NE PRAG TE ZGJEDHJEVE DHE ME POROSI TE PD NA XHVATI NGA 3MIJ LEKE PER TE FINANCUAR PARTINE DHE PER TE MBAJTUR POSTIN QE KISHTE! TASHTI ME VENDIM QEVERIE PENSIONISTEVE U KTHEHEN PARAT E MATESAVE , PRANDAJ UK , NE ZBATIM TE KETI VENDIMI TE NA KTHEJE PARAT E GRABITURA1