Një objekt i çuditshëm është gjetur në fund të detit “Baltik”. Ekspertët nuk kanë arritur ta mësojnë se çfarë është saktësisht objekti, por dyshimet shkojnë deri aty sa mendohet se objekti u përket jashtëtokësorëve.
Struktura e objektit duket si një anije kozmike, e ngjashme me ato të filmit “Star Wars”. Ky objekt është gjetur në fund të detit “Baltik” në vitin 2011 nga disa gjuetarë të thesareve.
Ekipi që e gjeti objektin ishin nga Suedia, të udhëhequr nga Peter Lindberg, kapiten i anijes së tyre, shkruan “The Sun”.
Tani ekspertët dhe shkencëtarët janë duke kryer hulumtimet e tyre, për ta zbuluar prejardhjen e këtij objekti të mistershëm.



Si prej guri duket?Ka edhe shkalle.Guri nuk ma merr mendja te jete material per anije kozmike!