Një operacion i gjerë i policisë së Tiranës ka çuar në pranga 13 persona që merreshin me shfrytëzimin e prostitucionit.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 2 kg drogë e llojit kanabis, 16 doza heroinë, 3 automjete dhe 10 telefona celularë. Operacioni i koduar “Eskort” bëri të mundur goditjen e grupit kriminal që vepronte në Tiranë si dhe në Elbasan.
Sipas hetimeve të prokurorisë, secila nga femrat kishte të paktën 10 takime në ditë me klientë të ndryshëm. Ndërkohë, dy shtetasit turq janë arrestuar në flagrancë duke marrëdhënie me dy gra në të njëjtën dhomë kundrejt shumës prej 200 eurosh.
Dokumentimi i veprimtarisë së personave të arrestuar në aktivitetin kriminal që ata kryenin është bërë gjatë hetimeve disajavore të policisë.
Të arrestuarit mësohet se merrnin porosi nga personat që kërkonin të kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë dhe më pas bënin shoqërimin e vajzave dhe klientëve për në vendet ku zhvilloheshin “takimet” dhe kryhej pagesa.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
1-Silvana Nexhipi,
2-Ambra Isaku,
3-Xheje Dunga,
4-Franko Dervishi,
5-Eglantin Kapo,
6-Selcuk Kaya shtetas turk,
7-Mehmet Ozgunoglu shtetas turk,
8-E.Y
9-E.B.
Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës.
Gjithashtu u arrestuan shtetasit:
1- Ervin Tanku ,
2-Hasan Kurmeta,
3-Jonid Jace
5-Kevis Abazaj si dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” , 16 doza heroine 10 telefona celulare 3 automjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


