FOTO/ Ashensori hapësinor prej 20 km

Saimir Lleshi

Një projekt i ri teknologjik synon ngritjen e një ashensori hapësinor, më i lartë se fluturojnë zakonisht avionët e pasagjerëve dhe sigurisht më i lartë se të gjitha ndërtesat më të larta sot në botë.

Ashensori do të jetë rreth 20 kilometra i lartë fillimisht, por mund të shkojë deri në 200 kilometra. Patenta e ndërtimit i përket Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërtimi do të kryhet falë unazave të posaçme me hidrogjen ose helium me një presion jashtëzakonisht të lartë. Në krye të ashensorit mund të jetë një kullë, që mund të mbajë një anije kozmike, satelitë ose mjete të tjera për t’u nisur drejt hapësirës.

Ashensori elektrik do të kursejë në mënyrë drastike karburantin e nevojshëm për transportin drejt hapësirës, thotë Brendan Quine, krijues i patentës të “Thoth Technology”.

Kulla do të jetë gjithashtu edhe një destinacion tërheqës turistik. Nga pika e vrojtimit mund të shihet “bluja” e tokës me rreth 1 mijë kilometra, thonë studiuesit.

Kulla mund të mbështesë turbina masive të erës për prodhimin e energjisë.

Quine ka ndërtuar tashmë një model shtatë metra të lartë, të cilën e zbuloi në vitin 2009 në Universitetin “York” në Toronto, ku ai është profesor i asociuar.

Projekti fillestar do të jetë prej 1.5 kilometrash që do të ndërtohet brenda 5 vitesh. Ky projekt do të jetë më i lartë se ndërtesa më e madhe në botë prej 830 metrash që ndodhet në Dubaj.

Hartuesi i projektit thotë se brenda 10 vitesh, mund të arrihet lartësia 20 kilometra mbi nivelin e detit me një kosto prej 5 miliardë dollarësh. /Dita/Crearán-gigantesco-ascensor-que-llegará-al-espacio-exterior-1-800x335 space-elevators spe Thoth-X-Tower-Canadá-prepara-el-primer-ascensor-hacia-el-espacio-exterior-960x623

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *