Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në autostradën Vlorë-Levan.
Policia lokale sqaron se një automjet tip Ford Fiesta është përplasur me trafikndarësen ku për pasojë janë plagosur tre shtetas, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të plagosur janë shtetasit me iniciale A.B. 33 veç, drejtuesi i mjetit, E.B. 28 vjeç (bashkëshortja, e cila ka marrë dëmtime të rënda) si dhe shtetasi K.Z. 21 vjeç (pasagjere).
Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur pasi shtetasja E.B, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes. /Dita/

