Në këto katër vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut.
Pas vendosjes së bustit të “Ali Demit”, Bashkia e Tiranës ka çliruar nga ndërtimet pa leje edhe bustin e heroit tjetër “Vojo Kushi” te ish-trekëndëshi i Selvisë, ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet.
Ndërkaq, këto nisma të Bashkisë së Tiranës për vlerësimin e figurave të njohura që kanë sakrifikuar edhe jetën për atdheun, ka hasur në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.
Heroizmit të Vojo Kushit populli i ka kushtuar këngë, vjersha, libra, dhe shumë breza janë rritur duke e pasur trimin Vojo, si shembull të djaloshit të ri idealist që sakrifikoi edhe jetën për atdheun.


b.b/dita

Normale, me pare duhet ta kishte bere.
– Po me ate bustin e Mine Pezes ca u be ? Sikur doli njhere ne pah
Kenget nuk eshte se ja ka kushtuar populli pr partia.
Bashkia bën mirë me pa edhe lapidarin e QEMAL STAFËS te rruga 5 MAJI
Hiqni zogollin nga Tirana se late namin e sali shpellarit. Hiqni shtatoren e Ismail Qemalit nga erresira dhe nxirreni ne drite, ne vendin qe I takon.
Nuk ka si ndodh ndryshe, pushteti kriminel nderon kriminelet sllavo-komunist.