Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion të madh për pastrimin e gjithë zonës së Bregut të Lumit. Prej tri ditësh, mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës sëbashku me punëtorët janë duke punuar me intensitet për largimin e mbetjeve të hedhura pa kriter nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Ky aksion i gjerë pastrimi do të vazhdojë edhe ditët në vijim gjer në pastrimin e plotë të zonës.
Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjithë gjatësinë e Lumit të Tiranës ka eliminuar përmbytjet.
Në tetor 2013, 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën, ndërkohë që pas punimeve nga administrata e re e bashkise, pas vitit 2015, dalja e lumit nga shtrati është një histori e së shkuarës.
j.l./ dita












12-foto te te njejtit aksion pastrimi, duhen me shume fushta ndergjegjesimi dhe gjoba te dhimbshme qe fenomeni “pisllëk” te ulet se papastertia.
Pislleku eshte ADN e bashkise, nuk duhet vetem aksion dhe e pastruam, duhet pune i tensive nga organet kopetente!!!
12-foto te te njejtit aksion pastrimi, duhen me shume fushta ndergjegjesimi dhe gjoba te dhimbshme qe fenomeni “pisllëk” te ulet.
Pislleku eshte ADN e bashkise, nuk duhet vetem aksion dhe ja ku e pastruam, por duhet pune intensive nga organet kopetente!!!
Edhe lumi i Lanës nga pallati me shigjeta dhe në vazhdim në këtë gjendje është…e kam trajtuar dhe në shtypin e ditës më parë.