FOTO/ Behxhet Pacolli: Kur talleshin me mua borgjezia në Prishtinë

Saimir Lleshi

Ai është sot njeriu më i pasur në Kosovë, ndërsa kompanitë e tij të ndërtimit kanë aktivitet ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Behxhet Pacollin, i cili shpesh thotë me sa shaka se nuk e di se sa pasuri ka.

Në një postim së fundi në rrjet, ai paraqet një fotografi, duke shkruar se kur ishte i ri “borgjezia” e Prishtinës tallej me të për shkak të standardit të jetës. Sot, askush në kryeqytetin kosovar nuk është më i pasur se ai.

“Nga eksperienca ime jetësore kam mësuar, pos tjerash; “mos e quani askënd, të verbër në qoftë se e dini se ai është vërtet i verbër”, “mos e quani askënd të sëmurë, nëse e dini se ai është vërtet i sëmurë, Këtë e kam mësuar kur të tjerët, (mikro borgjezia qytetare e Prishtinës) talleshin me standardin tim të jetesës kur isha student në Prishtinë”, shkruan Pacolli.

behxhet pacoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *