Më në fund edhe britanikët i janë bindur urdhrit të kryeministrit Boris Johnson.
Si kurrë më parë, rrugët e Londrës ishte bosh dhe në to shihen duke patrulluar vetëm forcat e ushtrisë.
Boris Johnson vendosi sot që të mbyllen të gjitha dyqanet që nuk shesin të mira thelbësore, parqet dhe kishat në Britani, duke i këshilluar britanikët që të mos dalin nga shtëpia.
Gjithashtu, në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit, nuk do të lejohen grupet me më shumë se dy persona.
“Njerëzit duhet të dalin nga shtëpia vetëm për blerjet e domosdoshme, ndihmë mjekësore ose për në punë, nëse është absolutisht e pamundur puna nga shtëpia”, tha Johnson.
Policia, sipas Johnson, ka autorizimin që të gjobisë këdo që e shkel karantinën.

j.l./ dita

Ky rregull duhej te ishte dhe ketu dhe nese do te kishte shkelje,policia le te vepronte. Por jo me orare te kufizuara ku te gjithe brenda atij limiti duhet te kryejne gjithe nevojat per mbijetesen dhe normalisht nuk e shmang dot grumbullimin,jo vetem te qytetareve qe duhet te blejne ushqimin,por edhe te tregtareve qe pervec kufizimit te furnizimit qe bejne,i duhet edhe te shpejtojne per arsyen e kohes se limituar .
Pyetja eshte ne kete rast per qeverine,per specialistet e saj dhe kryeministrin:
eshte më e ndotur nje hapesire ekspozite kur ate e vizitojne nje mij njerez brenda 1ore,4 oresh,apo 10 oresh!?
Ketu do te gjesh pergjigjen qe te duhet se perse duhet te heqesh fashat dhe te forcosh kontrollet me masa te renda gjobe.