Makina e një gjysheje u rrethua nga një tufë e madhe bletësh për më shumë se 24 orë. Dihet që insekti më i mrekullueshëm që ekziston për shkak të prodhimit të mjaltit, qarkullon shpesh në tufa të mëdha për të gjetura shtëpi të reja.
Ndërsa ngiste makinën e saj, Carol Howarth, 65 vjeçe, rrëfen rastin e saj nga një rezervat natyror deri në shtëpi, duke e cilësuar si përvojë sa të hidhur aq edhe të pabesueshme.
Të paktën 20 mijë bletë u ngjitën në makinën e saj në pjesën e pasme. Gjithçka kishte ndodhur pasi mbretëresha kishte ngecur brenda makinës dhe “ushtria” e saj prej mijërash i është vënë pas.
Duke folur për incidentin, Znj Howarth tha se nuk kishte “parë kurrë diçka të tillë.”
Ndërsa ajo largohej me makinë, mijëra bletë hynë në bagazhin e saj, duke shkaktuar kuriozitet të shumtë midis kalimtarëve. Duke mos dashur që insektet t’i largonte me pesticide, gruaja kontaktoi me bletërritës për t’i larguar ato.
“Ka mundësi që mbretëresha të jetë tërhequr nga diçka në makinë, ndoshta diçka e ëmbël ose ndonjë ushqim. Kam 30 vjet që merrem me bletari, por asnjëherë nuk kisha parë një gjë të tillë. Është e natyrshme që tufa e bletëve të ndjekë mbretëreshën, por është e çuditshme dhe e pazakontë t’i shohësh ato të ndjekin një makinë për dy ditë”, tha Roger Burns, bletërritës.


