FOTO: Çfarë i kanë injektuar kësaj molle?!

redaktor

I nderuar Thano,

Ajo domatja e mbire qe ju botuat ne faqe te pare u duk sikur shkaktoi termet, por realisht jo vetem qe nuk shkakoi ate termet qe do te desheronte çdo shqiptar, perkundrazi, shkaktoi zemërimin e shtetit te kapur gafil.

“Trimat” qe me siguri ka qene te shtetit, (katundari nuk u hyn ketyre puneve), tentuan nga sa mora vesh qe te ushtronin presion ndaj familjes qe i mbiu domatja ta pergenjeshtronin. Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe.

Nga ajo kohe jam kthyer ne nje qender grumbullimi ndodhish te ngjajshme, miqte e mij shpesh me bejne me dije se çfare ndodh me stomaqet tona.

E fundit qe me erdhi nga nje mik u im nga Durresi eshte se…. edhe brenda molleve ndodh fenomeni i “Viviparit” sic u munduan te ma shpejgojne per te lare gojen ata te  AKU me rastin e domates!  Shqiptari vertete eshte injorant ne shume gjera, por ja aq sa te ben shteti.

Molla nuk eshte domate! Molles i jane injektuar nje Zot ( nese ka zot) se cfare preparatesh qe shperthen per se mbrendeshmi!  Do t’ia dergoj National Geographic si fenomen i perhapur ne Shqiperi.

Me shume respekt nga Italia

Edgar Frasheri / [email protected] / Letra e mëparshme e Edgarit: KËTU

Foto: Edgar Frashëri
Foto: Edgar Frashëri
Share This Article
7 Comments
  • Sa kohe ta lini bujqesine ne dore te LSI keni per te pare dhe me keq se kaq. Eshte me keq se ne PD.

    • Dakord me ty o Tana per sa kohe te jete ne pozite Like Floriri vetem pislleqe do te prodhoje pra bujqesia,transporti parlamenti ku Salehu shpreh diarene e tij per sa kohe te doje ky vend nuk ka per te pare hair ,asnje vote per hajdutet e LSI-se dhe kemi pastruar nje pjese shume te madhe te plehrave qe po na mbysin ka 25 vjet

  • I nderuar Edgar !
    Të shpreh respektin tim të sinqertë për formimin tënd qytetar .
    Kur u fut OMGJ tek në , vetëm një deputet I parlamentit qe kundër . Ai përmendi një vënd në Afrikë , që vdisnin nga uria dhe OMGJ nuk e pranojnë ( më vjen keq që se mbaj mend këtë deputet të ndershëm ) .
    Edgar , na mbytën horrat por ty , bravo të qoftë !

  • Pak shkruhet per kete lloj krimi te perbindshem, dhe AKU, qe e ka detyre dhe paguhet per te, as nuk i a ndjen! A e dini ore njerez se me cfare ushqehemi? Nuk ekziston asnje produkt ushqimor i pa prekur nga kimikatet, qe nga buka, frutat, perimet, mishi, qumeshti dhe produktet e tij, etj, etj. Megjithese kete e dine te gjithe, asgje nuk po behet! Shkurt hesapi, po na marin jeten dale e ngadale! Fundja, mire e kane, kur nuk gjejme force e te cohemi, duke i futur te gjithe politikanet dhe deputetet ne kazanin e plehrave!

  • Flm Edgar per problemin qe ngre. Ne te gjithe boten ka probleme me stimulantet kancerogjene, por, ndersa atje kompanite kane perballe shtetin, ketu tek ne eshte shteti vet qe i menaxhon.
    Nuk eshte e panjohur qe LSI funksionon si nje parti-trust fitimprures ne dobi te aksionereve te saj. Problemi eshte mjerimi ekonomik dhe shtetformues i shqiptareve. Nga zgjedhjet ne zgjedhje votat per LSI rriten!! Ne shitemi me nje vend pune, me nje favor, me nje rroge a pension te pamerituar.
    Ashtu sikunder shesin vendin e tyre ca grekofone per nje pension greqie.
    Ashtu sikunder po behemi turkomane e arabomane per ca leke te qelbura.
    A do te mund te ndricohen shqiptaret nje dite qe te mos e shesin veten, te mos shesin voten, te mos shesin vendin e tyre?
    Ky eshte problemi.

  • KRIMINELAT QE HELMOJNE POPULLIN DUHEN VARUR NE LITAR.

    NEPER POLIKLINIKA SHFAQEN RASTET ME KANCER ME TE NJEJTEN SHPEJTESI SI ATO ME GRIP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *