FOTO / Çmimet e kripura të shërbimeve nëpër konsullatat shqiptare

Dita

Në jo pak raste, emigrantët shqiptarë kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si konsullatat tona ofrojnë shërbime.

Çmimet të cilat duhet të paguajnë emigrantët tanë janë tepër të kripura. Në foto shihet çmimet e afishuara në konsullatën tonë në Milano.

Duke marrë për bazë çmimin bazë të një aplikimi të nevojshëm në Konsullatën e Milanos, nëse nisesh nga Rimini, kostoja shkon:  30€ Leje Kalimi + 130€ Bileta Trenit, Rimini – Milano, + kafe dhe ndonjë ushqim + metro, afërsisht shkon në 270 € deri 300€ për aplikim nëse mbaron brenda ditës.

Me linjat e Tragetit Ankona – Durrës ose Bari – Durrës, kostoja varion nga 110€ deri 120€

Ndërsa me, 1 -Bologna – Tiranë, 1 -Rimini – Tiranë 3 – Ankona – Tiranë. Shpenzimet janë 14€ bileta e trenit, shkuar e ardhur, + 12€ bileta autobusit vajtje ardhje, + 170€ bileta e avionit, vajtje ardhje, + 40€ taksi Rinas – Tiranë, 10 € certifikata + kafe, pra pak a shumë shpenzon 246- 250 €. Nëse bën një llogaritje, më lirë i takon që të kthehesh në atdhe të mbarosh dokumentet se të shkosh në konsullatë. / DITA

12509706_1494166097558725_3104457297343822778_n (1)

Share This Article
1 Comment
  • Saliu (natyrisht me ironi):
    -Sikur Skiperia ishte ne moshen e internetit!?
    Edi (si gjithemon serioz):
    -E po tani ti ke vajtur ne moshen e qenit oooo Sali !
    Populli:
    -Ham! Ham!Ham!
    (Se thone qe qeni leh atje ku han!!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *