Foto/ Çudirat e aksionit Task-Forcë, ja si abuzojnë zonat periferike me ujin e pijshëm të Tiranës 

Ornela

Grupet e Task-Forcës të shpërndara prej dy ditësh në terren kanë konstatuar një numër të madh rastesh abuzive dhe të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke e përdorur ujin për të ujitur tokat dhe të mbjellat bujqësore.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri se si qytetarët, kryesisht të zonave periferike, kanë masakruar tubacionin kryesor me lidhje që përdoreshin për ujitje, lavazhe apo për qëllime të tjera.

Ndaj këtyre rasteve, grupet e Task-Forcë, përveç ndërprerjeve të këtyre lidhjeve, kanë vendosur gjoba për shpërdoruesit e ujit, ndërsa për ata që kanë përbërë vepër penale kanë bërë denoncimin dhe shoqërimin e autorëve në polici.

Ndërsa edhe sot pritet që termometri të shënojë 40 gradë në hije dhe ku si pasojë e thatësirës së gjatë një pjesë e qytetarëve të Tiranës në zonat e largëta po vuajnë furnizimin jo normal me ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ka edhe nga ata qytetarë të papërgjegjshëm që pavarësisht paralajmërimeve të Bashkisë së Tiranës, kanë vijuar ta përdorin ujin për ujitjen e tokave dhe të produkteve bujqësore.

Share This Article
1 Comment
  • Ato jane per rekord ne Guiness.
    Pastaj uje kane marre. Nuk kane vjedhur para tenderash. Uje i jepet edhe te denuarit me vdekje para ze ta coj e ne litar. E fundit cfare mudesi tjeter kane ata njerez qe te mos bejne keshtu. Jemi vendi me nen-toke me te pasur ne rajon (perfshi dhe ujin) por me njerezit mbi toke me te vatferit ne rajon. Dhente zoti nuk i shkon ne mendje te japin dhe ujin dhe ajrin me koncesion. Po politiken xhanem a mund ta japesh me koncesion. Sa mire do ishte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *