FOTO: Dako dhe shefi i shtabit për tërmetin presin bashkë zgjedhjen e ish-vartësit të Dakos kryetar bashkie

redaktor

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ai drejt të cilit shumëkush po drejton gishtin këto ditë plot dhimbje e shkatërrim për Durrësin, është shfaqur në shoqërinë e shefit të shtabit operacional, ministrit Bledi Çuçi dhe ish-vartësit të tij Ardian Çela, drejtor i përgjithshëm i OSHEE.

Foto është botuar nga mediat lokale në Durrës dhe është shkrepur ndërsa Dako po priste zgjedhjen e përkohshme në krye të bashkisë të ish-vartësit Zhulien Varfaj, që e pati në postin e nënkryetarit për 12 vite me rradhë.

“Ish-kryebashkiaku i Durrësit shfaqet i relaksuar në shoqërinë e ministrit Çuçi, pasi pas dorëheqjes së Valbona Sakos dhe nënkryetares Etleva Kondi dhe zgjedhjes së Varfajt në krye të bashkisë merr sërish “frerët” e qytetit në dorë” – shkruan portali që ka botuar foton.

 

d.a. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Po pse more artikull shkrues Dako ishte krye bashkiak i Kalifornise qe ndodhen gjithe ato shkaterrime.Po shkaterri
    met ne Thomane Lac e Lezhe Dako e ka fajin.Sipas jush edhe zoti ne qiell ka faj qe leshoj termetin.Te jini me konseguent.Me keto mendime e detyruat edhe k.bashtiaken e Durresit te dorhiqet.se bashku me zvendesen e saj.Ju uroj mend te tjera me konkrete.

  • Gjyshi po ta redisish ne hierarkin e bandes rilindase esht i dyti i pari dihet se kush esht. Te jesh per afro 4 mandate kryetar bashkie nuk esht fare pak dhe vetem qorri dhe budallaj nuk mud ta kuptoje se q’far kasaphane ka ber ky ne kete qytet dhe tani po kthehet per te pastru skemen e krimit.

  • Akoma ore Vangjush Dako do te besh ligjin ne bashkine e Durrsit ,duke lene ciraket e tu ,apo do qe te fshehesh te gjithe dekumentacionin e abuzimeve tuaja qe ke bere ti bashke me ish drejtorin e Urbanistikes nga shtimi i katave mbas projekteve te firmosura , e deri tek manipulimi i trojeve te vjedhura . Por nuk ke shanc o Dako , je nga te paret ne siten e drejtesise , e ne qofte se nuk te ben kallxim penal Rama ,do meret SPAK me ty ,e ta shikoshe te semes .Ke shume gjynahe per te lare o Dako .

  • Q…. mamane ketij populli te te quaje baba.

    rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

    edhe sot te shkoje ne votime prape voton dakon dhe

    edrogen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *