FOTO/ Del në shitje bunkeri bërthamor në Britani

Amelda Amelda

Teksa e gjithë bota është nën ethet e një lufte të Tretë Botërore, në Britani kanë filluar të shiten bunkerët.

Bunkeri i cili i përketë Luftës së Ftohtë ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe për 18,000 paund. Vetëm se, ky vendstrehim nuk ka furnizim me ujë, gaz apo energji elektrike.

Ky bunker anti-bërthamor dikur ishte në pronësi të Korpusit Mbretëror të Vëzhgimit. Në përshkrimin e pronës thuhet se bunkeri ka pamje nga fushat e fshatit dhe akses në rrugë kryesore.

Megjithatë, strehimi që ndodhet 6 metër nëntokë përshkruhet si shumë primitiv. Por, mesa duket, për arsye sigurie blerësit nuk do të kenë mundësi që të futen në ambientet e bunkerit i cili ndodhet në Pontefract, Yorkshire perëndimor.

Kur ishte funksional, i vetmi akses që kishin me botën e jashtme personat që qëndronin atyre ishte një pajisje me altoparlant, e lidhur me selinë e Organizatës së Paralajmërimit dhe Monitorimit të MB. Bunkeri dhe toka përreth tij do të dalin në ankand më 21 qershor.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *