Ditën e djeshme një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike Vlorë kanë fshirë me bojë të bardhë mbishkrimet e komunizmit në qendër të fshatit Kudhës.
Kryetari i PD-sw Vlorë, Moisi Meminaj, deklaroi se “ne po mbulojmë me bojë një diktaturë të vdekur që Koço Kokëdhima dhe Edi Rama donin ta “Rilindnin”.
Grupi i demokratëve ishte pajisur me bojë dhe furça dhe për pak minuta kanë mbuluar të gjitha parullat me bojë të bardhë në këtë fshat.
Mbishkrimet komuniste në Kudhes u restauruan në një mënyrë ende të paqartë, një vit me parë kur u rehabilitua qendra e Kudhesit. Po ky Meminaj, tani u kujtua për ato parulla?!
Veprimet e demokratëve të vlorës të kujtojnë fillimin e viteve ’90 kur komunistët e konvertuar në demokratë shkatërronin çdo gjë u dilte përpara.



