Aksi rrugor Elbasan-Librazhd ka pësuar sërish dëmtime në një tjetër pjesë të tij.
Dëmtimi i argjinaturës ka shkaktuar edhe çarjen e rrugës në afërsi të nënkalimit të Xibrakës, si pasojë e prurjes së shumta të lumit Shkumbin.
Dëmtimi ka ndodhur në distancë prej 100 metrash, ndërsa aksi është kthyer në një kalimsh për automjetet.
“Po punohet për vendosjen e Sinjalistikës dhe janë marrë masa nga shërbimet e policisë rrugore për menaxhimin e trafikut. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, porosit drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor”, sqaron policia. /Dita/

