Këto pamje përcjellin shqetësimin e ndotjes së një prej plazheve më të bukur në Rivierën shqiptare.
Bëhet fjalë për Gjirin e Gramës.
Siç duket edhe nga pamjet, plazhi është plot me mbeturina, si dhe gërvishtje në guvat e shkëmbinjtë ku ka mbishkrime të vjetra.
Gjiri është pjesë e Parkut Natyror te Karaburunit dhe duhet të mbrohet nga AKZM, apelon qytetari.
Një nga operatorët turistikë të zonës shkruan për DITA:
“Këto vitet e fundit është promovuar shumë Gjiri i Gramës si një nga plazhet më të bukur të Rivierës Shqiptare. Kam filluar turet dhe kam vizituar sivjet disa herë këtë vend dhe kam vënë re që çdo vit gjendja përkeqësohet.
Gjiri është pjesë e Parkut Natyror te Karaburunit dhe duhet të mbrohet nga AKZM. Por gjendja e tanishme e këtij gjiri është plot mbeturina, vizitorët gërvishin gërmat e vjetra, fundi i detit plot me shishe birrash dhe kanaçesh, vatra zjarri kudo në muret ku ka mbishkrime të vjetra…”


View this post on Instagram
View this post on Instagram
j.l./ dita

S’i vjen rradha ketyre pa i ardhur rradha atyre me lart.