Deputetja akuzon për mbifaturim. OSHEE i tregon aparatin matës

Elton Tafaruci

Deputetja Arbjola Halimi një ditë më parë postoi në rrjetin social Facebook një fotografi të faturës së saj të energjisë me shënimin “fatura ime se sa e hapa. Dhe unë nuk jam kurrë në shtëpi…!”.

OSHEE reagon sot duke sqaruar se abonentja është faturuar në mënyrë korrekte, sipas konsumit që ka patur çdo muaj për kontratën me numër 12143.

Sasia e kilovatëve të shënuara në faturën e abonentes është e njëjtë me sasinë që shënohet në aparatin matës.

Për ta ilustruar këtë fakt, Operatori i Shpërndarjes ka publikuar fotografi të sahatit të deputetes ashtu sikurse edhe historikun e konsumit gjatë 12 muajve të fundit.

Prill 2015    425 kWh

Maj 2015    228 kWh

Qershor 2015    166 kWh

Korrik 2015    194 kWh

Gusht 2015    57 kWh

Shtator 2015    146 kWh

Tetor 2015    278 kWh

Nëntor 2015    438 kWh

Dhjetor 2015    459 kWh

Janar 2016    639 kWh

Shkurt 2016    666 kWh

Mars 2016    803 kWh

Prill 2016    170 kWh

Operatori i Shpërndarjes thotë se sulmet e qëllimshme politike si rasti i deputetes Halimi synojnë thjesht baltosjen e punës së kompanisë dhe rikthimin e situatës kaotike në sektorin energjitik.

arbjola halimi sahati

Share This Article
2 Comments
  • OSHEE per duhet te denoncoje ne Prokurori kete Deputete moster qe mashtron, duke treguar si vjedhje mbifaturim energjine elektrike, ate qe ajo vete ka konsuamuar per cdo muaj.

  • Kur nuk je ne shtepi ku mund te te gjejme Arbjola.
    Konsumi mesatar mujor i energjise elektrike rezulton 360 kwh, nje konsum i nje familje te thjeshte shqiptar.
    Vlera e ketij konsumi eshte 3600 leke.
    Pse cuditet Arbjola apo e do falas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *