FOTO: Dera e fqinjit të 71-vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan “shoshë” nga plumbat. Policia ndalon gruan e të moshuarit, ja akuzat

J L

Policia e Elbasanit ka ndaluar edhe bashkëshortën e 71-vjeçarit të vrarë, Lefter Zhidru.

Me gjetjen e arsenalit të armëve në banesë policia ka ndryshuar strategji ndaj 41-vjeçares duke nisur dhe një hetim.

Ajo akuzohet për moskallëzim krimi.

Për pesë orë me radhë dita e djeshme në Elbasan, pothuajse ishte një skenë lufte.

Duke mos u bindur për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA, ekzekutuan në banesën e tij, 71-vjeçarin e armatosur Lefter Zhidru.

Aktualisht trupi i viktimës ndodhet në morg, ndërsa asnjë familjar nuk është interesuar.

Ndërsa banorët i kanë kërkuar punonjësve të policisë të pastrojnë ambientin pasi ende ndjehet gazi i përdorur. Janë gjetur gjashtë kallëp tritol, ndonëse fillimisht policia nuk ka pasur asnjë të dhënë.

Ajo që bie në sy është se plumbat kanë shpuar edhe derën e banesës së fqinjit.

Gjatë përplasjes me Policinë, Zhidru plagosi edhe dy qytetarë të rastit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *