Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit mbrëmjen e djeshme nda një atentat i tipit mafioz, që përfundoi me dy viktima dhe një të plagosur.
Viktimat janë Ilir Deromemaj 45 vjeç dhe Dhimitër Cani 60 vjeç ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç.
Në foto Ilir Deromemaj

Sipa policisë së qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të ditës së dielë, në rrugën e spitalit, në një pikë bastesh në pronësi të Ilir Deromemajt. Burimet thonë se ishte pikërisht ky i fundit objektiv i atentatorëve.
Në foto Dhimitër Cani

Ai u ekzekutua me një breshëri kallashnikovi nga një person i paidentifikuar nga një makinë që ishte në lëvizje dhe që më pas u largua me shpejtësi.
Ilir Deromemaj është person me precedent penal, pasi në vitin 1998 ka vrarë shtetasin Lame Gockaj. Plumbat kanë zënë edhe 60-vjeçarin Dhimitër Cani, që humbi jetën menjëherë dhe Krenar Runajn 50-vjeç, që mbeti i plagosur.
Rreth 3 orë pas vrasjeve policia e qytetit bregdetar ka gjetur një makinë të djegur pranë varrezave në fshatin Alikok, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Makina është tip “Jeep” me targa AA 210 FS, ndërsa rezulton i vjedhur në Fier para 2 muajsh./tvklan.al

Po mire, te pyes une: ky Ilir Deromemaj qe paska vrare ne 1998 pse nuk eshte ne burg por paska hap dhe lokal bastesesh? Pra, ja ku eshte drejtesia; duke mos burgosur krimineli, krijon precedent per vrasje te tjera dhe njekohesisht vriten dhe njerez te tjere te pafajshem si Dhimiter Cani dhe krijohet nje zinxhir tjeter armiqesish dhe vrasjesh. E para policia duhet ta kap vrasesin se eshte nga te aferm te viktimes 1998 ose dhe vrases me pagese. E dyta prokuroria duhet te arrestoje gjyqtarin qe ka dhene vendimin apo lirimin e Ilir Deromemaj dhe e treta duhet rishikuar edhe ligjeshmeria e atij dyqanit te basteve. Ka nevoje ketu per hetime te tjera tani JO. E bera une hetimin. Po Po plicia, prokuroria dhe gjykatat duhet te bejne me shume se ç’thashe une? Jo Po ata vetem marrin parate, shtojne krimet se pa to s’ka para dhe vrasin dhe njerez te pafajshem. Eh, mos gjeç vend varri o Sali Berisha si e bere kete vend qe s’ka per te gjete rehat kurre!