Ai cilësohet si mashkulli më seksi në vendin e tij.
Kuptohet pse.
Kim Jong-un është diktatori i Koresë së Veriut.
Ai u fotografua në mesin e femrave bukuroshe, teksa në vend vazhdojnë festimet për 70-vjetorin e Partisë së Punëtorëve.
Kim Jong-un, i shoqëruar nga gruaja e tij, Ri Sol-ju, ndoqi një koncert të një grupi muzikor popullor me anëtare vetëm femra.
Edhe gruaja e diktatorit thuhet se ka pasur një karrierë në muzikë.
Ndërkohë fotot vijnë një ditë pasi SHBA ka hedhur idenë se mund të përmirësojë marrëdhëniet me këtë vend, nëse ata heqin dorë nga programi bërthamor.













