FOTO: Dikush e ndiqte në çdo hap, momentet para rrëmbimit të Jan Prengës

J L

Personi në foton e mëposhtme është Gentian Doçi.

Gazeta “Si” ka publikuar ekskluzivisht fotografitë e tij.

I konsideruar si një eksponent i krimit të organizuar dhe i shpallur në kërkim si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës, Gentian Doçi vazhdon të jetë në kërkim dhe identitetin e tij e njohin pak persona.

“Ai dyshohet të ketë ndryshuar së paku pesë mbiemra dhe së fundmi ka marrë mbiemrin Funoqi, që mendohet se është mbiemri i vajzërisë së mamasë së tij”, tha një ekspert i hetimit të krimit të organizuar.

“Besohet se Gentjan Doçi vazhdon të fshihet në Shqipëri, diku në zonën e Dukagjinit dhe mendohet që ai ka lidhje edhe me njerëz të policisë. Por kjo mbetet për t’u konfirmuar”, shkruan gazeta.

Dyshimet hidhen pas të dhënave operative që tregojnë se 38-vjeçari vazhdonte të jetonte i qetë në supervilën e tij në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, edhe pse “kokën” e tij e kërkonte edhe Italia.

Gentian Doçi mendohet të jetë një nga drejtuesit e një rrjeti trafiku droge, që ka influencë në vendet e Evropës. I quajtur si Grupi i Dukagjinit, emri i këtij rrjeti doli në skenë pas rrëmbimit të Jan Prengës.

Më poshtë jepen dhe fotot e momenteve të fundit të Jan Prengës.

Ai shfaqet në datën 17 janar 2020, teksa konsumon kafe me bashkëshorten dhe ndërkohë në distancë, një person monitoron lëvizjet e tij.

Gentian Doçi
Jan Prenga hyn në lokal i shoqëruar
Jan Prenga ulet në lokal
Ndërkohë “roja” e pret jashtë
Rrëmbyesit përpiqen të prishin kamerat me bisht fshese

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *