Më në fund ai është lojtari më i shtrenjtë në botë.
Francezi Paul Pogba, 23 vjeç, është transferuar nga Juventusi tek Manchester United për 120 milonë euro, duke thyer rekordin e transferimit të Gareth Bale.
Gazeta Bild e quan atë ‘gabimi 120 milionë euro’.
“Jam i lumtur që rikthehem tek Manchester. Ka qenë gjithmonë një klub me vend special në zemrën time”, tha ai.
Në vitin 2012 ishte krejt ndryshe.
Mesfushori kaloi tre vite te Manchester, luajti vetëm shtatë ndeshje për profesionistët dhe legjenda Alex Ferguson e largoi si lojtar të dobët.
Tani rikthehet me një faturë 120 milionë euro.
“Tregu është çmendur,” thotë trajneri i tij, Jose Mourinho.
Jo më kot mamaja e tij, Yeo Moriba duket kaq e lumtur.
Ajo erdhi me të birin në Manchester, aty ku ai do fitojë 290 mijë sterlina në javë me një kontratë pesëvjeçare.








