FOTO: Drejt fundit pista e vrapimit dhe e biçikletave në Parkun e Liqenit

DITA Online

 

Me pistën e re të vrapimit dhe pedalimit Parku i Madh i Liqenit ofron tashmë më shumë mundësi për të gjithë ata që duan të merren me sport apo janë të apasionuar pas biçikletave.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit është duke i dhënë dorën e fundit punimeve të kësaj piste që përshkon pjesët më panoramike të liqenit, si dhe ato më pak të përdorura, për ta bërë gjithë Parkun e Liqenit të aksesueshëm.

APR-ja ka nisur tashmë edhe montimin e mbrojtëseve te shëtitoret e pistat e reja të vrapit e pedalimit në Parkun e Madh, përgjatë zonës së Pallatit të Brigadave e kudo ku ka disnivele me rrezik për frekuentuesit.

Gjithashtu për ta bërë lëvizjen e vizitorëve të parkut edhe më të lehtë, ka nisur edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi në hyrjen e juglindore të parkut.

Itinerari i biçikletave është shtrirë në zona më pak të populluara të liqenit, pikërisht për t’i bërë të aksesueshme edhe këto zona.

Gjerësia e këtij itinerari do të jetë 2 m dhe 5600 ml i gjatë duke krijuar një qark të mbyllur.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Cdo dite dalim nga liqeni por shofim punime te braktisura , keto hekurat qe paraqisni ne foto jane te rrezikshem , shifini fundin apo fillimin e tubave pa nje tap mbrojtese, imagjio te jesh me biciklete dhe te perplasesh me keto “mbrojtese”…plus kabllot elektrike qe jane te paizoluara

  • DHET TE VENE RREGULL,
    PASI BICIKLETAT FUTEN NE TE GJITHA RRUGET E SHETITORES KU I SHTOHEY EDHE FRKA E QENERVE QE MBAJN QENE PA MASKA DHE QE NDYJNE NE RRUGE, TROTUARE E TREGON JO QYTETARIN E ATYRE QE MBAJNE KETO .KAFSHE TE BRISHTAE FRIKSOJNE FEMIJET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *