FOTO/ Drejt Greqisë me drogë në makinë, shqiptari ia mbath në këmbë sapo sheh policinë

Gazeta Dita

Rreth 133 kg marijuane janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Droga u kap në vendin e quajtur Nerajdha, në Igumenicë. Policia ndoqi mjetin që vinte nga kufiri gjelber, por drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua në këmbë.

Policia gjeti në mjet 79 pako me 133 kg 140 gram marijuanë. Më pas vazhdoi ndjekja dhe u arrit te kapej drejtuesi, shtetas shqiptar 36-vjeç, i cili rezultoi i kërkuar me urdher arresti te prokurorit të Athinës për shkelje të rregullave mbi emigracionin.

22236502_10214946719651271_114923350_n

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *