FOTO: “Duhet të kërkosh mes mallrave turke për të gjetur diçka vendase”, trishtimi i pazarit të Gjirokastrës

J L

Nga Auron Tare

 

Sot është Dita e Verës. Me shpresë se vizitorët do të mbushin Gjirokastrën të gjithë tregëtaret/artizanet e Qafës së Pazarit i kanë nxjerrë prodhimet e tyre jashtë. Ajo që të bie në sy është mbizotërimi i këtij tregu nga malli më i lirë i mundshëm i ardhur nga Turqia apo Kina. Duhet të kërkosh pak mes mallrave turke për të gjetur diçka vendase. Tek tuk sheh ndonjë usta të vjetër që rreket të bëjë diçka por mallrat e lira nuk i lënë të marrin frymë.

Megjithë restaurimin dy herë të këtij Pazari, një herë në kohë të Berishës/Pango dhe tani të ADF dhe Min Kulture Kumbaro, fatkeqësisht me gjithë milionat e harxhuara askush nuk e kupton thjeshtësinë esenciale se tregu i artizanatit është dhe duhet të jetë shpirti artistik i kombit. Fasada e bukur nuk rrezaton gjë nëse rruga është e mbushur me mallra kine dhe turke. Fatkeqësisht turizmi sëbashku me rritjen ekonomike mund të sjellë dëme të pariparueshme në kulturën kombëtare nëse nuk ka një mbeshtjetje shtetërore për të ngritur ndër të tjera, edhe artizanatin e saj. Po si bëhet? Shumë thjeshtë. Pak vemendje, shumë përkushtim, mbështetje të artizanatit vendas, ndalim i mallrave të huaja. Një periudhë subvencion për artizanët vendas, lehtësim taksash dhe trajnime për një brez të rinj artizanësh. Një dyqan në Pazarin e Gjirokastrës mund të mbeshtesë ekonomikisht 5 deri në 10 familje që merren me artizanat. Imagjinoni çfarë force e madhe për Qytetin mund të jetë Pazari nëse shikohet seriozisht si një aset i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor.

Share This Article
8 Comments
  • Kur shumica e ketij populli ka Kombesi Turke Emra,Mbiemra,Ndergjegje qe vjen nga influenca e Istitucioneve si Xhamija,Medrese,Teqe etj, dhe ta considerosh “pushtues” eshte me e pakta Hipokrizi dhe Tradheti.
    Si mund te kete ky vend me Histori dhe Tradite shekullore Helenistike te Ardhme kur edhe ata qe e krijuan ne 1912en nuk menduan te shkeputur nga Perandoria e tyre Osmane.
    Kjo Tradheti ne Emer te nje Pashalleku te quajture “Skiptare” por ne Vetvete Islamike apo adhurues i Fashisteve kunder Kombit Epirote Greke kaq te urryer si pjese e Identitetit Greke ne Arnautistane eshte shembulli me i mire se ne cfare Humnere Po e cojne kete vend.
    Mohimi i Luftes se Kombit Greke per te cliruar Epirin,Maqedhonine,Ionise ku eshte sot Tur-qia nga Imperialistet Angloamerikane eshte fatkeqesia me e Madhe e ketij Kombi.

  • Germo Tare germo!
    Sipas shokut tend, Thonjpaprerit, jemi ne kapitalizem. Ky osht kapitalizmi.
    Thuji ne nji llaf ne vesh se kushedi ta degjon.

  • e sakte. eshte turp te shkosh ne gjirokaster ne kruje apo berat dhe te shikosh mallra turke te nje cilesie te dobet. ku jane prodhimet tona? Z Tare jeni shume i sakte

  • Nga te dalin mallrat shqiptare? Kush ka kohe me punu kur duhet t’shkoj edhe ke protesta e naftes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *