Pikerisht kjo gje i ka ndodhur te riut shqiptar Ardit Nreca fans i zjarrtë i Jennifer, i cili  postoi një video në TikTok, me sfidën #InTheMorningChalleng, ku kërcente këngën më të fundit të këngëtares me famë botërore.

Mbretëresha e këngës e pëlqeu shumë këtë kërcim të Arditit në TikTok, kështu që e postoi në faqen e saj, por dhe Instagram. Pastaj Arditi e postoi videokërcimin edhe në Instagram dhe Jennifer i komentoi në video duke shkruar: “E adhuroj këtë zemër!”.

Pasi pa videon e Arditit, Jennifer çeli zyrtarisht sfidën e kërcimit, në Instagram dhe Tik-Tok, duke i bërë tag edhe të riut, nga i cili u frymëzua për sfidën.

“Faleminderit Mbretëreshë që po bën kërcimin tim! Kurrë s’mendoja se kjo ditë do të vinte!”-shkruan Arditi në Instagram.

a.m/dita