FOTO: “E bëra për para”, kush është 26-vjeçarja që u arrestua për bashkëpunim në vrasjen e Billës

J L

Adiola Lakra, 26-vjeçarja që u arrestua mëngjesin e sotëm në Berat, si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës ka pranuar rolin e saj në krimin e rëndë.

Adiola Lakra

“E nxora në pritë për para”, mësohet se ka thënë Lakra përpara grupit hetimor.

Në dëshminë e parë para hetuesve, ajo ka thënë se kishte lidhje intime me Billën prej një viti dhe se i kishte kërkuar Sebastian Mali, nipi i autorit të vrasjes, Viktor Markut, që të frekuntohej me viktimën.

“Me Sebastian Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Sipas hetimeve, ajo kishte njohje me familjen e Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Billës. Policia dyshon se e reja ka bashkëpunuar me Sebastian Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin që tronditi Tiranën pak javë më parë.

Mësohet se 26-vjeçarja dyshohet që ka telefonuar Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisit, aty ku po e prisnin vrasësit. Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën.

Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *