Foto e bujshme, ushtarët izraelitë formojnë shqiponjën

DITA Online

Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael.

Janë ushtarët izraelitë ata që kanë pozuar duke formuar simbolin e famshëm të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Në Izrael jeton një komunitet shqiptaro-hebrenjsh nga Shqipëria dhe Kosova, të vendosur atje kryesisht pas viteve 1990.

Gjithashtu, në Izrael janë edhe hebrenj të cilët gjetën strehë dhe shpëtim gjatë Holokausit në Luftën e Dytë Botërore.

Izraeli ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë, shkruan portali “Izraeli Sot” i cili ka publikuar dhe fotot.

v.l/ Dita

Share This Article
9 Comments
  • JENI MIQT E SHQIPTAREVE TE VERTETE

    JENI ME TE MIRET

    JENI SHEMBULLI ME I MIRE I NJI POPULLI TE VOGEL

    QE ZGJOHET GJIGAND E I JEP LEXIONIN ME TE MIRE
    BOTES SE NQS NJI POPULL ESHTE I BASHKUAR

    DHE NUK TRADHETON KURRE ATDHEUN E LUFTON
    I BASHKUAR PER NJI QELLIM

    ARRIN MAJAT E ZHVILLIMIT SUKSESIT

  • Israelitet dine vetem te marrin, por jo te japin. Tani i moren edhe Lartesite Golan te Sirise nga presidenti Trump. Po shqiptaret cfare marrin!? Asgje. Vetem japin. Japin Det, japin toke per varre greke, japin prona per evgjitet dhe cobenet e konvertuar ne halenidhes, japin, shesin dhe shkaterrojne armet dhe ushtrine shqiptare, jane gati te japin qytete e troje serbeve per t’u bere anetare te okb-se ose ndoshta anetare te keshillit te sigurimit !. Israelitet japin fjalen e mire e gurin ne traste. Ne u ngrejne monumente per kryeministrat e tyre ne token tone, ndersa ata as nuk e marrin ne konsiderate njohjen e Kosoves. Ne I biem gjoksit se jemi I vetmi komb qe nuk dhame asnje cifut per kampet naziste, ndersa ata… cfare kane bere e bejne per Shqiperine e ceshtjen shqiptare? Nje vere ne uje, absolutist asgje! Ne rrojme me delirin e krenarise e te madheshtise, ndersa ata punojne e vjelin gjithe ebrejte e Amerikes e te mbare botes per mireqenien e tyre, zgjerimin e territoreve te Israelit, sofistikimin e armatimeve e te ushtrise. A ka ndonje investim ne Shqiperi nga industria e sofistikuar Israelite qe arriti te behet vendi i katert ne bote qe dergoi ne Hene anije (sonde) kozmike!? Absolutisht asgje! Prandaj, sic thone irlandezet, “hold your horses”, merreni shtruar, nuk jane te gjithe miq sepse ne mendojme se duhet te jene, apo sepse ne duam qe ata te jene. Te tjeret jane pragmatiste, per veten e tyre e per kombin e tyre, ndersa ne nuk jemi, te pakten ne tridhjete vjetet e fundit qe jetojme e deshmojme.

  • Izraeli eshte vend ku 90% e popullsise mbaron te pakten nje universitet.Jo si ne ku 90% e popullsise nuk lexon nje liber pasi mbaron shkollen fillore.Nuk kam pare kurre nje njeri te lexoje liber ne autobus ne Shqiperi.Kurse kur udhetojne per jashte shtetit te lexojne nje liber as qe behet fjale,po vene kufjet dhe degjojne muzike tallava.Po nuk u interesuam per dije veshtiresi te medha do te na presin.

  • Shqiponja e improvizuar prej të huajve ka mesazhe më të fuqishme sesa ajo e performuar prej shqiptarëve. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *