FOTO E RRALLË: Bajram Curri i vrarë

redaktor

Një fotograf në Kosovë, pasardhës i një familje fotografësh ka botuar një foto të rrallë ku shihet Bajram Curri i vrarë.

“Këtë foto e hasa në arkivin tim dhe është e riemëruar kështu: foto e rrallë Bajram Curri i vrarë të shpella e Dragobisë”, ka shkruar fotografi Arben Llapashtica në profilin e tij në Facebook.

Në një intervistë dhënë më herët në mediat kosovare, Nehat Zherka nga Gjakova flet për gjyshin e tij fotograf dhe negativat e filmave të ruajtur.

Mes tyre Ahmet Zherka ka fiksuar në celuloid këto pamje të Bajram Currit.

Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme.

 

Share This Article
28 Comments
    • Po ata qe mendojne se ka qene nje nga figurat me te shquara te kombit, dhe aderojne ne parine e zogjit cfare mendojne kur shikojne kete fotografi? Ah, po, atyre nuk ju intereson, se per ata zogji ka qene ne rregul i ka lene te vjedhin e te pasurohen me shume!

  • Vrasesit te ketij burri te ndritur te malesise dhe te te gjithe shqiptareve, Ahmet Zogut i eshte ngritur shtatorja ne fund te bulevardit ( Luli do e vendosi ne mes pasi ta coje bulevardin deri ne Paskuqan) nga adhuruesi i tij Sali Ram Berish Vicidoli, me adhurimin se ne 15 vjet pushtet vrau me shume burra kombi se Sala qe vertet vrau mbi 26 ne Gerdec dhe 4 ne bulevard, por pak politikane, shume pak, Azemin, Olldashin, Xhindin, … Ka pengje qe nuk vrau dot me shume…

    • Harron te vraret ne vitin e mbrapshte 1997 dhe qindrat e tjere ne Tropoje.

      Pastaj te krahasosh Bajram Currin me Azemin, Olldashin, qofte edhe Xhindin eshte ofendim(per Bajram Currin, sigurisht).

      Tung,
      Blendi

  • thone vdiq e thone u vra
    pro ti s`vdiqe or baba
    as je vrare e as po vritesh
    legjendar ante po rritesh

    trim dragoi i Dragobise
    trim tribun i vegjelise

  • Po shpiket rrota nga e para me duket. Fotoja nuk eshte e panjohur ne Shqiperi. Une e kam pare ne kabinetin tone te historise(keshtu quhej klasa ku benim oren e historise) ne shkollen 8-vjecare, shume vite me pare (rreth vitit 1980).

    Tung,
    Blendi

    • Është e vërtetë, kjo foto njihet prej kohësh, dhe nuk është ndonjë gjë e re. Ndofta bën mirë për të na rikujtuar viktimat e Zogut, që partia viçidolase dhe Blendi kaka e kanë ngritur në pjedestal. Jazëk i qoftë!

  • Kjo eshte nje foto e pare shume dekada me pare ne Shqiperi. E sa per e rralle, eshte thjesht nje foto dokumentare.

  • Ne 1968 kete foto tipografia Ali Kelmendi e shperndau neper te gjitha shkollat bashke me foto te kohes per ilustrimin e historise.

  • Shkodra na thote, qe eshte foto e pare ne publik, une e shoh per here te pare, por natyrisht, ka patur persona, qe kane oatur perqasje, ne shume vepra dhe momente historike, sic eshte edhe kjo foto.
    Ne kete foto, megjithese i vrare, shoh nje luftetar te shquar, qe ka bukurine e nje heroi.
    Lavdi vepres se tij dhe u shofte fara e vrasesve te ketij heroi.

  • I dashur gazetar, ne rradhe te pare po te them se po te flet nje njeri qe e njeh me rrenje punen e fotos. Ajo foto gjendet ne dhjetra e dhjetra botime te teksteve te historise ne kohen e socializmit. Si rezultat, duke qenen dhjetra mijra nxenes cdo vit, po te them me siguri se ajo foto ka egzistuar ose egziston akoma ne qindra mijra flete te historise se Shqiperise. Me siguri edhe ti do jesh ndonje gazetar i ri qe duke besuar propaganden e cfrenuar te fashizmit gjakatar berishian kunder Shqiperise ( ai s’tha kurre gje te keqe per fjalen “Shqiperi”, ai e quajti qindra here te bukuren e dheut dhe nga ana tjeter i beri gropen, apo nuk ke degjuar gje ti per gropen) arrite sot pra te na paraqesesh nje foto te rralle, Ky eshte turp, o percues i fjales se lire, por, edhe i fjales se genjeshtert!

  • Nuk thuhet asnje fjale kush e vrau TRIBUNIN POPULLOR.
    Me gjithate kujtesa popullore esht e kthjellet:
    O KADRI, KADRI MEHMETI
    I PA BES DOLE TRATHTAR…..
    Tradhetoi tropojani, tropojanin per llogari te Ahmet Zogollit te cilit TROPOJANI SALI RAM BERISHA I NGRITI MONUMENT MU NE MES TE TIRANES.

  • Kjo resme ,apo foto , jo vetem nuk eshte hic e rralle ,por tmerresisht e dendur ne te gjithe librat shkollore te para 90-es!

    Plaku, Heroi i Dragobise qe u vra me arme ne dore i ben sot nder kryeqytetit te Tropojes, qe mban sot emrin e tij ,qytetit Bajram Curri, krahu ushtarak i qeverise Demokratike te Imzot Fan S.Nolit!

    Akoma nuk eshte publikuar deri me sot ndonje resme se si eshte groposur Ahmet Zogolli, duke i kenduar kulivallane kater hoxhe nga Maroku, dhe fjalen e varrimit te “Mbretit” e ka mbajtur nje agjent 007 ne sherbim te Republikes Popullore te Shqiperise!

  • Perse nuk e shkrime statoren e Zogollit dhe me bronxin e tij bejme statoren e Bajram Currit? Pjedestali eshte gati. Ai e merriton nje shtatore ne qender te Tiranes.

  • O njerez mos komentoni gjera koti se ai nuk eshte Bajram Curri sepse ai ka vdekur ne moshen 63 vjecare dhe ka qene plot me thinja dhe mustaqet i kishte ne mes te zeza e anash te bardha dhe shume te gjata. Si mendoni ju qe ai ne fotot e tij kur ka qene i gjalle eshte me thinja e kur vdiq ishte pa thinja!!!??? Ai nuk eshte Bajram Curri por ndonje luftetar qe ka qene bashke me te.

  • Kam degjuar ne familje per Bajram Currin si mik i gjyshit dhe qe kane punuar bashke ne kohen e pushtimit turk.Bajram Curri ka patur pozita ushtarake te kohen e turqise,ne Shkup.Nje mbese e tij ka qene martuar ne Elbasan, nena e antifashistit te njohur ish-luftetarit te Spanjes pushkatuar nga regjimi diktatorial,major Xhaferr Miraku.
    Cfare ka ndodhur keshtu me Plakun e Maleve sic e quan Fan Noli ? Mekat i madh me vra burra te tille shqiptare te mire e patriote atdhedashes !

    • Drejt? Po,edhe unë kam vite që e kam parë,madje kam përshtypjen se e kam parë qysh në vitet e monizmit!? Nderime!

  • Mbase ne Kosove ka dale tani se fundmi, por c’rendesi ka. Ajo na ben te mendohemi edhe njehere eshte ceshtja per bustin e ngritur ne fund te bulevardit “….” nuk dua ta permend emertimin se fyhen deshmoret, nga nje tjeter Kadri Mehmeti, nga Tropoja, qe vret e vrasesve u ngre shtatore. Tropojanet e malesia e Gjakoves duhet te ndihen te fyer, o me Zogun, o me luftetarin, emrin e te cilit mban Qyteti i tyre. Dhente zoti qe tropojanet e sotem, te indoktrinuar ne maksimum, nuk e bejne qytetar nedri te tyren Zogun, se Berishen, s’ma merr mendja ta bejne ndonjehere, se viktimat e sotme ia kalojne kuk e ku sa me shume atyre te Zogut.

  • Kjo foto eshte e rralle se mund te jete e vetmja foto qe tregon vrasjen e Barjam Currit,por eshte foto shume e njohur. Ta dine njerezit e sidomos te rinjte,se ky burre malsie qe luftonte per lirine e kombit , eshte vrare nga sejmenet e atij qe qendron ne mes te bulevardit ,atij personi qe shiti SHQIPERINE,VODHI FLORIRIN E U LARGUA DUKE JA LEN NE DORE iTALISE, E ka vrare personi qe qendron ne mes te bulevardit ,i cili organizonte ballo,kur populli vuante te zite e ullirit per buken that,e ka vrae personi qe qendron ne mes te bulevardit i cili mbante ne pallat nje prostitute franceze dhe shkonte c’do nate edhe me te motren. Ja pra meritat e atij qe qendron ne mes te bulevardit si shembull per Sali Berishen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *