Kjo foto e realizuar në vitin 1941 tregon ambientin e brendshëm të Pallatit të Brigadave.
Artan Lame i cili ka postuar këtë foto të rrallë, shkruan se ende edhe sot ky sallon nuk ka ndryshuar.
“Mobiljet, kolltukët me kadife ngjyrë mjalti, ambazhurët, oxhaku me mermer të gjelbër, pasqyra me korniza bronxi, të gjitha janë po ato. Vetëm njerëzit që shihen në të kanë 70 vjet që ndërrohen, pa ja dalë të ndalin kohën”, thekson Lame.
Ekziston edhe një projekt e Ministrisë së Kulturës për hapjen për publikun të Pallatit.

eh shyqyr te themi se paska mbetur nje gje pa e prekur nga vandalizmi i ketyre 25 vjeteve
Kush gazetar shkruan keshtu me gabime? Nuk shkruhet “ambazhure”, po abazhure
PO PSE JA KUJTONI O TE URUAR,PALL. E BRIG. SHIKONI NESER KUR TA SHESIN PER SKRAP……………