Kompania hekurudhore Virgin Trains i hodhi tërësisht poshtë pretendimet e liderit laburist të opozitës Jeremy Corbyn se gjatë një udhëtimi me tren, vagonat ishin aq të stërmbushur sa që ai u detyrua që të ulej në dysheme dhe bëri një video për ta dëshmuar këtë.
Udheqësi laburist u filmua i ulur në dysheme në një tren të kompanisë Virgin nga Londra për në Njukasëll, ku ai do të merrte pjesë në protestat kundër rivalit Ouen Smith.
Video e publikuar sot nga Richard Branson, themelues i kompanisë Virgin, tregoi se Corbyn eci përkrah sediljesh të shumta që ishin bosh përpara se të publikonte videon e tij ku ankohej se s’kishte vende.







