FOTO/ “Jam Spiderman”, emigranti vetëvritet në Rinas

redaktor

Në orët e pasdites së të enjtes, trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull e që besohet të jetë 23 vjeç, u dërgua i pajetë në Spitalin e Tiranës.

Ai u transportua nga Aeroporti i Rinasit dhe dyshimet e para janë që ai të ketë gjetur vdekjen brenda territorit të aeroportit.

Dyshimet e para janë që viktima të ketë ndërruar jetë si pasojë e rënies nga një lartësi e madhe, që mbetet për t’u zbardhur nga hetimet nëse ka qenë aksidentale apo vetëvrasje.

Efektivët e Komisaritati të Rinasit janë duke hetuar ngjarjen në fjalë dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e dinamikës së gjithë ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend  Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.

Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria Airways nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetass por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.

Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka  ndërruar jetë në spitalin ushtarak.

Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Share This Article
2 Comments
  • EMIGRANT?

    Me qèllim ruajtjen e shqipes dhe funksionit tè saj nè aspektin komunikativ, kisha njè pyetje. Shqiptari qè sot i dha fund jetès nè kètè mènyrè makabèr, a vdiq nè vendin e tij?
    Po tè kish vdekur nè Gjermani dhe mediat gjermane do tè shkruanin pèr njè EMIGRANT tè vetèvrarè, do ta kuptoja.
    Ajo qè nuk kuptoj, èshtè pèrdorja e sè njèjtès fjalè, nè Shqipèri pèr njè shqiptar?
    Me gushtin shkon edhe vapa zakonisht, tè nderuar “gazetarè”. Mos e zgjasni atè nè mènyrè artificiale duke kèputur mufka dhe pèrdorur fjalè pa kuptim.
    Tek ju dègjojmè dhe lexojmè me kèto xhevahire, na kini bèrè vèrtetè tè ndihemi EMIGRANTÈ nè vendin tonè, me gjuhèn tonè.
    E bukur shqipja si gjuhè. Lum ata qè dinè ta pèrdorin dhe jo ta pèrdhunojnè.
    Po tè kishte ndodhur nè Gjermani kjo vdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *