FOTO: Kjo ishte Esmihan Hanëmi, nëna e Ali Pashë Tepelenës. Në histori është portretizuar si simbol i një egërsie të pashoqe. Po a ishte vërtetë e tillë?

J L

Nga Dorian Koçi

 

Ky më poshtë është një ilustrim i hershëm i nënës së Ali Pashë Tepelenës. E ëma, Esmihan Hanëmi (Hanko), ishte bija e Zenel Beut të Konicës, feudalit më të fuqishëm shqiptar të asaj zone. Nëpërmjet beut të Konicës, me vajzën e të cilit qe martuar, Veli Beu, i ati i Ali Pashë Tepelenës  u lidh fort me familjet më të rëndësishme të vendit.

 

Në librin e vet për Ali Pashën, Aravatinos thotë se dera e Konicave ishte pasardhëse e Kastriotëve. Por ky fakt nuk i qëndron vërtetësisë historike. Vetë Faik Konica, një nga pasardhësit e shkëlqyer të kësaj dere, e mohon këtë fakt kur thotë: Një stërgjyshi im, i quajtur Mehmet Pasha rronte në kohë të dëgjuar dhe nuk është çudi që pas pakë brezash, populli ta ketë përzier me Skënderbenë.

Analet historike dëshmojnë se dera e Konicajve njihej ndryshe edhe si dera e Zenelbejllinjve, në emër të Zenel Beut, nipit të Mehmet Pashës, i përmendur për pasurinë dhe jetën e shkëlqyer që bënte.

Zenel Beu, nga martesa me motrën e Kurt Pashë Beratit, pati një bijë dhe një bir. E bija u martua me Veli Bej Tepelenën dhe lindi Alinë.

Ky detaj i lidhjes familjare të Ali Pashë Tepelenës me Kurt Pashën e Beratit është shumë i rëndësishëm, pasi tregon sërish statusin e rangut të familjes së Ali Pashë Tepelenës, si një prej familjeve aristokratike toske.

Kjo do të thotë që kjo familje nuk u gjend rastësisht në qendër të ngjarjeve, të cilat përcaktuan fatin vetëqeverisës të Epirit për më shumë se 35 vjet, siç tentojnë shpeshherë ta përshkruajnë burime të ndryshme të letërsisë së udhëtimeve, të cilat në të shumtën e rasteve janë kujdesur të përcjellin historitë lokale të Epirit, me një këndvështim më shumë orientalist, sesa i përgjigjen realitetit.

Ali Pasha Tepelena ishte shumë i lidhur me të ëmën pasi babai e la në moshën 12-13  vjeçare.

“Unë i detyrohem shumë asaj, – i pati thënë ai njëherë konsullit francez, Pukëvilit, sepse pas vdekjes së babait ne nuk trashëguam asgjë më tepër, veç pak streme tokë dhe disa kafshë. Edhe sot më djeg malli të dëgjoj këshillat e saj.

Ajo dy herë sakrifikoi për fatin e jetës sime; së pari që më bëri burrë dhe së dyti që më bëri vezir. Imagjinata e saj zbulonte përpara meje sekretet që do t’i kishte e ardhmja ime. Aso kohe Tepelena nuk përfaqësonte asgjë për mua, veçse, thjesht vendin ku pata lindur, prej nga unë duhet të lëshohesha në sulme mbi gjahun, që tanimë ishte konturuar në idetë e mia.

Nuk ëndërroja dhe as mendoja për gjë tjetër, veçse për barot, pasuri, pallate, me një fjalë për ato që me kalimin e kohës i realizova dhe ato që synoj të realizoj, sepse në pikën ku kam arritur, dalloj se nuk është maja e llogarive të mia”.

Autorë të ndryshëm janë munduar, kinse të depërtojnë në natyrën e veprimeve të Ali Pashë Tepelenës ta emërtojnë karrierën e tij një histori tipike orientale. Aliu paraqitet si imoral dhe i ulët, absolutisht i pamëshirshëm dhe hakmarrës.

Historia e ngjitjes së tij të shpejtë në pushtet, nga një pinjoll i një familjeje të mugët pseudofisnike të një fshati shqiptar, në sundimtar të një pashallëku të gjerë dhe fort të pasur, rrëfehet si një seri e pafund mizorish, mashtrimesh dhe veprash kriminale.

Në të gjitha historitë anekdotike, që tregohen për Aliun, një rol të rëndësishëm luan ambicia e Hankos, egërsia  dhe dëshira e saj e madhe për t’u hakmarrë, çka shkakton drama të mëdha njerëzore, si ato të Hormovës dhe të Kardhiqit.

Fëmijëria e vështirë e Ali Pashës, i mbetur jetim rreth moshës 12-13 vjeç, dëshira dhe mënyrat e tij për t’u përkujdesur për familjen, të ëmën dhe të motrën, në një mjedis të vështirë feudal, ku lulëzonte anarkia dhe dhuna, nuk shikohen si përpjekeje pozitive, por si një konglomerat ndjesish negative të tradhtive, intrigave dhe imoralitetit.

Tradhtitë e Aliut janë parë nga të gjithë autorët, jo si rrjedhojë psikologjike e një fëmijërie të vështirë dhe të ashpër, por si një imperativ biologjik, si një rezultat i paevitueshëm i edukimit të tij në ato rrethana jetësore.

Sipas këtij intepretimi, thelbi i vërtetë i orientalit karekterizohet nga një shthurje e trashëgueshme, sikur të ishte ndonjë karekteristikë fizike, etnike a racore.

Përgjithësisht, këtë lloj mizorie dhe tradhtie, të gjithë autorët ia veshin trashëgimisë së tij nga e ëma. Pothuajse në të gjitha veprat për Ali Pashën, asaj i kushtohen pasazhe të veçanta. Madje, edhe autorë si Hobhaus që flasin me admirim për Ali Pashën ose që nuk paragjykojnë sundimin e tij të ashpër, kur vjen rasti për të folur për të ëmën, e portretizojnë atë si simbol të një egërsie të pashoqe.

E ëma, Hankoja u bë strumbullari i i gjithë të ardhmes së tij edhe duket se bashkë me qumështin, ka thithur dhe prirjen drejt mizorisë dhe egërsisë.

Ky paragjykim dhe ky stereotip rreth Hankos nuk u shua as edhe një shekull më vonë.

Siç vëren me të drejtë studiuesja Katherin Flemming në veprën e vet “Bonaparti mysliman”, shkrimtarë, si William Plomer në veprën e vet “Diamandi i Epirit”, shkruan se ajo (Hankoja) kishte një ndikim shumë të fortë mbi ta (Aliun dhe Shanishanë) dhe bashkë me qumështin u mëkoi edhe ambicjen, babëzinë dhe urrejtjen.

Mirëpo, pavarësisht këtyre stereotipave që mbizotërojnë në monografitë dhe studimet për Ali Pashën, figura e Hankos duket se u është nështruar stereotiopave orientalistë në përshkrimin e saj, sepse ajo as më shumë as më pak ka qenë një nënë shqiptare që dëshironte më të mirën për birin e vet pas asnjë ngaa vetitë supernatyrale që i vishen.

 

———-

Autori është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Botuar në DITA nga faqja e tij në Facebook

Share This Article
57 Comments
  • E ç’rëndësi ka ashpërsia e trashëguar nga Hankoja drejt Aliut! Ai ia arriti të eklipsonte të atin e vet, dhe përveçse rolit të dhespotit kush tjetër mund t’i shkonte në ato kushte kur krijoi të çarën mes perandorisë, e që u bë guri i themelit për krijimin e Greqisë me kryengritjet suljote të mëpasme e me rradhë deri te shpallja e pavarësisë. Hankoja është fytyrë shqipëtare Epirote dhe çfarëdo lloj epiteti të merituar apo jo, e pastudiuar dot apo e pazbuluar, nuk i heq dot asnjë presje veprës së Ali Pashait në fushë ushtarake. Bashkëpunimi edhe me Liken e Egjiptin është edhe arritja e tij më e lartë në rang global. Prandaj pavarësisht së shkuarës së keqe apo ish kriminale, nën udhëheqjen e tij të toskërisë rëndësi ka qëllimi i shprehur. Që ishte, dhe është liria e njerëzve të atyre trevave e vendbanimeve historike shqipëtare nga zgjedha e të huajve.
    Ky qëllim besoj që ngelet aktual akoma edhe sot.

    • Hanko duket shume impozante . me nje bukuri te vecante
      por tipike Shqiptare qe rrezaton nje karakter te pa-thyeshem ,
      , tip heroike , skur fsheh nje dhimbje, dhe sikur per shkak te kesaj dhimbje,
      ajo rezaton ne te njejten kohe edhe nje si fare, hije reziku , per ata qe jane rotull saj.,,,,,

      Ka nje trup te drejte, kembe elegante dhe te formuara mire
      Kuptohet qe ka trup te forte, te hekurt , se e ka te lidhur shume mire

      Eshte tipike bukuri e rrezikeshme shqiptare dhe afashninante ne te njejten kohe , plot sharm. femeror..

      E shkelqyer paska qene Hanko Kolonjarja ….Me bukur se kaq nuk mund te kete
      Bravo ai qe e ka bere kete pikture …

      Ajo duket sikur shikon pas me percmim, me dhimbje dhe me ndjenjen e hakmarjes….Historine e shekujve qe shkuan…

  • Kardhiqotet e perdhunuan dhe per kete u hakmor Ali Pasha dhe vrau 400 burra. Ndaj Ali Pasha u be gjakatar dhe nuk i fali tradhetaret. Mire beri. Hallall plumbi

    • Mirel Vloraku! Kudo qe te hasem me shkrimet e tua prej deliranti dhe te nje burri(bushter) ke vetem nje pergjigje! SHKO NE TE SATEME! E meriton se je palaco! Cdo kush mund te me gjykoje si te doje,por per ty s’ka tjeter vecse percmim!

    • Edhe ne Kardhiq perseri Mireli deshmimtar me pishtar ne dore! Ky trap njeri qe kohen e shtyn duke ngrene farà luledielli dhe kerkuar cigare ne cep te tortuarit ne nje nga rruget e shumeta ne Vlore,ka vendosur te shpetoje kombin! Tani do rishkruaje historine edhe te 200 viteve me pare ashtu si do ai,se te sotmen e ka gati nen kontroll! Une nuk e di si nuk e mbyllin ne centrale tek psikiatria kete! Kjo eshte per tu cuditur!

      • O debil i Dules, Hankoja eshte perdhunuar bashke me Shanishene, te motren e Aliut. I kane mbajtur mese nje muaj te burgosura dhe i ka shpetuar nje hoxhe. Po je debil dhe nuk te behet dermani.
        Prandaj tipat si ty Aliu do ja kishte shpuar kafken

        • Mirel, injoranca dhe dashakeqesia jote nuk jane nje argument! Mbi te gjitha ti duhet te shkosh ne pith te sateme! Kaq eshte pak o halabaku Vlorak! Ti sigurisht vjen nga ndonje famije e perdale derisa me je drejtuar me nje fjalor te tille prej kohesh! Nuk te kursej me edhe pse jemi ne forum ketu,perballe ti nuk ke bythe te shprehesh keshtu! Une ua njoh rracen tuaj dhe nuk cuditem,BIR I NJE KURVE

  • Per cfare lirie flet i dynpakaveleq,se Aliu i skllaveroi shqiptaret,jua mori lirine.
    Kunder kujt te huaj luftoi Aliu,se ne fakt luftoi kender Himarioteve,kunder Kardhiqoteve,kunder Hormoviteve,kunder cameve,kunder Sulioteve,.
    TE GJITHE KETA ISHIN SHQIPTARE TE LIRE NE TROJET E TYRE.
    Pati rast te tregonte zotesine ushtarake ne fund te jetes kur e rrethoi ushtria turke,,nuk e beri.
    Ushtria e tij me ne krye gjeneralin Omer Vrioni u DORZUA PA U NDESHUR.
    Vete u mbyll si grate ne Kala dhe vu kujen per 2 vjet.deri sa e mashtruan sic kishte mashtruar dhe i prene koken.
    Ky kriminel,i pameshirshem,strateg,,dinak,rufjan,gjaksor, ishte me fshataret e malsoret shqiptare.
    Perballe ushtrise turke,perballe ushtrive franceze,angleze,ruse.ishte nje lajkatar.
    Po kishte zot ta mbante brenda te mbyllur Skenderbene?Edhe guret e malit i kthente ne ushtare kunder turqve…
    Jo Skenderbeu,se ishte permase tjeter,Ate mund ta krahasosh vetem me Alexandrin,,por edhe moshatari i ketioj Aliut ,Mahmut Bushatlliu,i shperthey dyert e kalase dhe yxhym kunder ushtrise se sulltanit,qe e shpartalloi tre here nen muret e Shkodres.
    Lavdia e Aliut eshte vetem kerma e tij qe sherbeu si ushqim per intrigantetr greke

    • DEMO nje shkrim lapidar! Sinqerisht asnje analist nuk do ti radhiste me mire se ju ketu. Bravo! Nje kronologji ngjarjesh e permbledhur shkurt dhe sakte! Pavaresisht se ne ndonje gje nuk kam qene dakord dhe mund te kem bere replike jo te denje,ju kerkoj ndjese! Secili ka bindjet e veta normalisht,por jeni i sakte ne shume tema!

    • Demo komunisti vegël e grekërve. A e di ti demush që ka edhe grekë që e bëjnë Liken grek (epirot) për përfitime të tyren? Boll pra u bëre vegël e grekërve.
      Ali Pashai vetë, ish kundër të gjithëve. aka(Against all odds). Dhespot pa bërë kurban nuk ka(qoftë me vdekje, qoftë me besë si Skënderbeu). Rryma e tij ish dhe është defakto proshqipëtare. Të tjera nuk lejonte ay. Bën mirë të kuptosh rolin e shqipëtarevë në rënien (me çarjen që bëri Likja dhe Bushatllinjtë e Shkodrës) e perandorisë osmane më të fuqishme në Ballkan e më gjerë aso kohe.
      I thashë të gjitha këto më sipër për të theksuar që qysh në harta të shekullit 16-17 Albania dhe Epiri (ish Epirus Nova dhe Vetus me Skënderbeun), futeshin në hartë si pjesë e Greqisë (prandaj i ka marrë ato toka që ka tani). Kjo e fundit sipas mendimit tim e ka marrë ose vjedhur nëpërmjet civilizimit ( me 2 eptapat të kulmit të tyre që mburren e janë aktuale si filozofi edhe sot ) emrin e vet, nga fiset Ilire të Graecës. Pra kishim illyria graeca ku përfshiheshim fiset e emancipuara dhe fise ilire barbare ne Dalmaci e më lart. Ali Pashai sado i egër prap edhe sot është i nënvlerësuar. Vetëm nga Lord Bajroni ne flasim sot për sot për këtë legjendë. (Kokën ia prenë me tradhëti, ti po mban anën e atyre dhe kjo është e papranueshme.).
      Historia ne na ndan në Ilirë dhe Grekë të Moreas dhe qytetërimit Minionas e ca të Azisë së Vogël. Pavarësisht përvetësimeve të tashme, Epirin nuk e përvetësojnë dot gjallë në botë.
      Për mbyllje do flas me një shprehje të Frang Bardhit në fjalorin e tij Latin-Epirot: “-Mos të mundoftë i munduari.” Pra e para mos të mundoftë greku që i dhamë një dorë të mirë në pavarësinë e tyre dhe mbi të gjitha mos të mundoftë shqipëtari trushplarë (me histerinë dhe idologjinë komunste) që historinë e përdor për përdorim të brendshëm. Është e nevojshme që ne të shpalosim një histori të saktëzuarrr. Pavarësisht se gjuha luan një rol “të vogël” për historianët bashkohorë të asaj e kësaj kohe, për mua është e rëndësishme në shkrimin e saktë dhe detajuar në të gjithë komponentët të kësaj historie tonën të përbashkët.

    • Jo demo ballisti. Nuk pershkruhet historia me mendje tradhetare ballisti.
      Anglezet dhe Bajroni kane kritikuar suljotet qe e tradhetuan Aliun dhe e lane vetem. Lexo me mire. Te jesh tradhtar nuk eshte justifikim, por turp historik. Kjo eshte ajo qe Shqiperia eshte e ndare.
      Po ti je ballist, dhe per ty eshte normale. Per Remon nuk kam ca them, se eshte tipik dhiar i Dules. Era perc vjen qe larg

    • O Demo , nuk eshte tamam ashtu sic thua ti,jo

      Ai vertet sherbeu per te zgjuar ndergjegjen e popullit grek, edhe i ndihmoi greket.,
      por edhe shqiptaret i ndihmoi

      Por ne te njejten kohe ai ishte kundershtari kryesor dhe nga te paret ne Ballkan qe jo vetem ngriti krye kunder Sulltanit,
      por ai e pushtoi komplet Greqine dhe gjysmen e Shqiperise dhe Sulltani as qe guxonte te afrohej

      Ai kishte ndermend te krijonte nje Shqiperi me vete, dhe per kete ja kerkoi edhe Carit te Rusise , qe te krijohej Krahina Autonome e Shqiperise

      Po ashtu kerkoi te lidhej edhe me Francezet dhe Anglezet ,
      qe ta ndihmonin te fillonte nje lufte totale kunder Turqise

      Porse keta te huajte, ndoshta nuk e pelqenin faktin qe ai ishte Myslyman,
      sepse feja atehere ne Europe ishte vendimtare, dhe ndaj edhe nuk e perkrahen.

      Aliu edhe atij Bushatlliut te Shkodres i beri thirje qe te bashkoheshin dhe te krijonin Shqiperine,
      por ai nuk pranoi se kishte frike se mos e vriste Aliu,

      Dhe natyrisht qe Aliu kishte edhe te meten se ishte dinak, pasi ishte shume inteligjent,
      dhe nuk lejonte askend qe tja hidhte, por e kishte jeta e keqe qe kishte pasur duke qene gjithmone i rethuar nga armiq
      Ndaj ishte i detyruar te ishte dinak dhe mizor me armiqte e tij

      Por qe sidoqofte Aliu ishte nje figure shume e komplikuar , dhe gjithmone dalin gjera te reja dhe fakte te ndryshme per te

      Qe te gjithe studjuesit e huaj, edhe studjuesit Amerikane e quajne Luanin e Janines nje figure te jashtezakoneshme per kohen qe jetoi.

      Bajroni thoshte qe pushteti i Sulltanit nuk ekzistonte fare ne Pashallekun e Aliut , qe fillonte nga Laberia e Tepelenes dhe mbaronte afer Morese ne Peloponez

      Dhe eshte e vertete qe Suljotet u penduan qe u futen ne lufte me Aliun,
      por qe sic e kane zakon shqiptaret, qe luftojne me shume njeri tjetrin.
      te tille ishin edhe Aliu me Suljotet,

      Dhe nga kjo gje perfitoi Sulltani dhe i shtypi

  • Mu tek hani i Valarese i biri i hanko kapese theri 605.
    I mblodhi nga pese vjeç e lart ne Kardhiq(meshkujt) dhe i theri ne
    Valare qe eshte nja 15 km larg nga ana e Gjirokastres.
    Shkak u be se Aliu pyet hankon pse nuk me therret pasha i tha po me therret Ali.
    Dhe ajo ju pergjigj se ti nuk ma ke marre hakun mua !!
    Dhe i tregoi se kur u gdhine nje nate ne Kardhiq dikush nga vendasit kish thene; ja na erdhi dhe hankoja, ne kuptimin qe do defreheshin!
    Dhe mbas kaq vjetesh ajo u hakmorr !!
    A e kuptoni juve kush qe hankoja tani?
    JAM SHUME DAKORD ME KOMENTIN E DEMO-S
    MOS I VINI SHUME VESH DORIANIT O MIQ AI SHKRUAN CFARE ESHTE POLITIKISHT KORREKT.

    • Ku i ke lexuar keto?
      Me jep burimin qe t’i lexoj edhe une.
      Edhe ti edhe une e dime qe nuk ka ASNJE burim.
      Une jam nga Gjirokastra dhe nuk kam degjuar (as thashetheme) per kete kasaphane ne han te Valarese (dikur ka qene prona e fisit tim)

      • U ,,cudi nga Gjirokastra sandri,,e nuk dit’kerka hanin e Valarese!!
        Do kesh ngaterruar me ndonje prone internimi te fisit tenda mavri,, si professor me duke nga emri

  • Aliu, ndryshe nga ato qe stis propaganda greko-antishqiptare ishte nje diktator shqiptar i kalibrit europian nje krijoi nje shtet DE FAKTO te pavarur, cuditerisht brenda perandorise osmane.
    Taksat qe u mirte shqiptareve, grekeve e maqedonasve i perdori per ndertimin e urave, rrugeve dhe urbanizimin e qyteteve. Solli uje me nje ujesjelles te tipit romak qe
    sillte ujin nga mali i Sopotit duke kaluar neper brinja e perrenj (nje veper e vertete arti qe na i ka lene piktori i famshem englez Eduard Lear.
    Ndryshe nga c’thote propaganda greke, ai vinte nga te dyja anet prinderore nga familjet me te medha feudale te Shqiperise se Jugut duke perfshire Epirin.
    Ndryshe nga si e paraqesin ai ishte cuditerisht i prire drejt perparimit e perendimit. Ne saje te ftesave te tij Shqiperia e jugut u be vend pelegrinazhi per nje sere figurash te romantizmit europian si Bajroni, Eduard Lear, Martin William Leake,etj., duke terhequr admirimine tyre. Ne librin e autorit austriak Ferdinand Walisch “Neuland Albanien” lexojme se Ali Pasha ne oborin e tij solli Aliu bleu edhe pianon e pare ne tere Ballkanin.
    Kush ka lexuar (e perseris kush i ka lexuar e jo mbledhur nga komentet e internetit) e di mire se persa i perket trimerise, zgjuarsise, karakterit burreror dhe diplomacise, manovrimet e tij te komplikuara diplomatike me tre fuqite e medha te kohes, Francen e Napoleonit dhe Porten e Larte jane vleresuar ne shkallen me te larte nga te gjithe autoret qe jane merre me jeten dhe vepren e tij, duke perfshire autore greke.
    Nje shtet qe kishte pavaresi ekonomike dhe politike nga Porta e Lartedhe kunder saj, kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje shtet i pavarur.
    Dhe kjo nuk eshte pak: te krijosh nje shtet shqiptar qe futi ne kufijte e tij edhe popullsi greke,vllahe kjo mund te behej vetem me nje dore te hekurt si e Aliut.
    Aliu doli ne skenen e historise ne nje moment kyc dhe pas vdekjes se tij frymezoi mbledhjen e pare te feudaleve te Shqiperise se jugut ne vitin 1828 per te diskutuar te per here te pare ceshtjen e trojeve shqiptare pas revolucionit grek. Te mas harrojme se edhe ne Europen perendimore e qendrore ideja e shtetit kombetar u kristalizua vetem ne shekullin 18..
    Nuk eshte e rastit qe vetem pas renies se Aliut per here te pare ne burimet historike, pas Skenderbeut, del ideja kombetariste e Atdheut shqiptar ner folklorin e kohes se Kryengritjeve te Tanzimatit:
    Pse lufton a derzi?
    As per mua as per ti,
    Por per gjithe Shqiperi.
    Vellezer shqiptare, Aliu ishte nje diktator feudal sic ishin edhe mbreterit dhe perandoret e Europes qe mbreterite e tyre i ngriten me dore te hekurt mbi kufomat e miliona te vrareve ne popullin e vet dhe ne popujt qe sunduan.
    Parimet e demokracise edhe ne vendett me te zhvilluara te botes jane nje koncept i ri qe eshe ne shekullin e kaluar nuk ka gjetur zbatim (kujtoni miliona te vrare ne luftrat e shekullit XX , mijera te vrare e qindra fshatra te djegura nga andartet greke ne Laberi e Kolonje nga andartet greke e deri ne ditet tona ne Kosoven martire.
    Francezet krenohen me Napoleon Bonapartin tradhetoi interesat e revolucionit francez per tu bere diktator (perandor) duke plackitur Europen, duke shkaktuar vdekjen e thuajse tre milion francezeve dhe nuk e di sa milion europianeve te tjere.
    Fushata e denigrimit te historise sone vazhdon dhe ne shqiptaret po kontribuojmme ne kete fushate.
    Kjo me kujton fjalet e Naimit te Madh:
    O shqiptaret e mjere,Qe lini koken per te tjere!

    • Piro@….. Nje shtet qe kishte pavaresi ekonomike dhe politike nga Porta e L’arte po e vertete se ai frymezoi revolucionin grek,fale atij u be e mundur, po Shqipetaret c’te mire pane,?! Nje gjakatar qe shkretoi Sulin,Himaren ,Hormoven e Kardhiqin etj. Per Greket pati shkolla po per ne?! Medrese Turke! A nuk pati ne oborrin e tij Shqipfoles te shquar ortodokse e mysimane ku perfunduan keta!? Ju thoni mbas vdekjes se tij u “frymezua” mbledhja e pare e feudaleve Shqipetare! Pse Jo kur ishte ky “mbrojtes” simbas juve. Te gjitha kryengritjet Shqipetare mbas vdekjes se tij u tradhetuan nga disa qe atij i kishin sherbyer me besnikeri por tani kishin kaluar me “Fanarjotet” vetem percarje pati lene mbrapa.
      Po “Shen” Kozmait te Etolise kush ja ngriti manastirin dhe cfare ka bere ky shenjt a mund te na e thuash! Per cfare pelegrinazhi e ke fjalen ti!? Tek ky pasha qe ti na e pershkruan si “Shqipetar” te vertete qe ne origjine ishte nje mbetje anadollake,nisi percarja e madhe dhe e parekuperueshme kurre! Ky Kalif qe me dinakeri shkretoi Sulin, sulmoi Himaren duke bere qe shume prej tyre te largoheshin per mos tu kthyer kurre me ne origjine. Ai eshte njelloj me Vrionet,Bushatellinjte e gjithe te tjeret nje Pasha Turk qe Greket duhet ta nderojne por jo ne!

  • Aliu, ndryshe nga ato qe stis propaganda greko-antishqiptare ishte nje diktator shqiptar i kalibrit europian qe krijoi nje shtet DE FAKTO te pavarur, cuditerisht brenda perandorise osmane.
    Taksat qe u mirte shqiptareve, grekeve e maqedonasve i perdori per ndertimin e urave, rrugeve dhe urbanizimin e qyteteve. Solli uje me nje ujesjelles te tipit romak qe
    sillte ujin nga mali i Sopotit duke kaluar neper brinja e perrenj (nje veper e vertete arti qe na i ka lene piktori i famshem englez Eduard Lear.
    Ndryshe nga c’thote propaganda greke, ai vinte nga te dyja anet prinderore nga familjet me te medha feudale te Shqiperise se Jugut duke perfshire Epirin.
    Ndryshe nga si e paraqesin ai ishte cuditerisht i prire drejt perparimit e perendimit. Ne saje te ftesave te tij Shqiperia e jugut u be vend pelegrinazhi per nje sere figurash te romantizmit europian si Bajroni, Eduard Lear, Martin William Leake,etj., duke terhequr admirimine tyre. Ne librin e autorit austriak Ferdinand Walisch “Neuland Albanien” lexojme se Ali Pasha ne oborin e tij solli Aliu bleu edhe pianon e pare ne tere Ballkanin.
    Kush ka lexuar (e perseris kush i ka lexuar e jo mbledhur nga komentet e internetit) e di mire se persa i perket trimerise, zgjuarsise, karakterit burreror dhe diplomacise, manovrimet e tij te komplikuara diplomatike me tre fuqite e medha te kohes, Francen e Napoleonit dhe Porten e Larte jane vleresuar ne shkallen me te larte nga te gjithe autoret qe jane merre me jeten dhe vepren e tij, duke perfshire autore greke.
    Nje shtet qe kishte pavaresi ekonomike dhe politike nga Porta e Larte dhe kunder saj, o nuk eshte gje tjeter vecse nje shtet i pavarur.
    Dhe kjo nuk eshte pak: te krijosh nje shtet shqiptar DE NOVO, qe futi ne kufijte e tij edhe popullsi greke e vllahe kjo mund te behej vetem me nje dore te hekurt si e Aliut.
    Aliu doli ne skenen e historise ne nje moment kyc dhe pas vdekjes se tij frymezoi mbledhjen e pare te feudaleve te Shqiperise se jugut ne vitin 1828 per te diskutuar per here te pare ceshtjen e trojeve shqiptare pas revolucionit grek. Te mas harrojme se edhe ne Europen perendimore e qendrore ideja e shtetit kombetar u kristalizua vetem ne shekullin 18..
    Nuk eshte e rastit qe vetem pas renies se Aliut per here te pare ne burimet historike, pas Skenderbeut, del ideja kombetariste e Atdheut shqiptar ne folklorin e kohes se Kryengritjeve te Tanzimatit:
    Pse lufton a derzi?
    As per mua as per ti,
    Por per gjithe Shqiperi.
    Vellezer shqiptare, Aliu ishte nje diktator feudal sic ishin edhe mbreterit dhe perandoret e Europes qe mbreterite e tyre i ngriten me dore te hekurt mbi kufomat e miliona te vrareve ne popullin e vet dhe ne popujt qe sunduan.
    Parimet e demokracise edhe ne vendet me te zhvilluara te botes jane nje koncept i ri qe edhe ne shekullin e kaluar nuk ka gjetur zbatim (kujtoni miliona te vrare ne luftrat e shekullit XX, mijera te vrare e qindra fshatra te djegura nga andartet greke ne Laberi e Kolonje e deri ne ditet tona ne Kosoven martire.
    Francezet krenohen me Napoleon Bonapartin edhe pse tradhetoi interesat e revolucionit francez per tu bere diktator (perandor) duke plackitur Europen, duke shkaktuar vdekjen e thuajse tre milion francezeve dhe nuk e di sa milion europianeve te tjere.
    Fushata e denigrimit te historise sone vazhdon dhe ne shqiptaret po kontribuojmme ne kete fushate.
    Kjo me kujton fjalet e Naimit te Madh:
    O shqiptaret e mjere,
    Qe lini koken per te tjere!

    • Sakte Piro, po ketu komenton lukunia e tradhetareve dhe dhiareve te Greqise. Ata nuk e durojne dot idene e Shqiperise se Pavarur dhe faktin qe duhet lufte dhe jo te dergjesh ne kafene si Mitati

          • Mirelis ngadale ti i di more te gjitha po’ neve te cojme poshte ti more mut perqendrohu ketu ti. Aliu pasa ishte nje pusht ki dhe ishte mos e moho ti kete mut se keshtu ka qene asgje nuke beri per shkiperi asgje fare more t,i turk i ndire asgje per te fole. Te nderojme gjergje ksstriot kete kemi na.te jete perjete more ti dhe flamuri ine kuq e zi ki eshte

  • Ku i ke lexuar keto?
    Me jep burimin qe t’i lexoj edhe une.
    Edhe ti edhe une e dime qe nuk ka ASNJE burim.
    Une jam nga Gjirokastra dhe nuk kam degjuar (as thashetheme) per kete kasaphane ne han te Valarese (dikur ka qene prona e fisit tim)

  • Sipas Bajronit Ali Pashe Tepelena kishte nje pasuri perrallore prej 400 t. ar, te gjitha te plackitura dhe te rrembyera prej tij.
    Per mendimin tim, vepra me anikombetare e Aliut ishte lufta kunder sulioteve, fisit shume te njohur dhe te forte shqiptare. Pas shume betejave, ai me ne fund i mundi ata. Ndaj tyre kreu mizori te shumta. Mizorite ishin aq te medha sa qe suliotet e shkrete u detyruan qe ndihmen ta gjenin tek greket dhe dalengadale, shumica e tyre u asimiluan.

  • Pashalleku i Aliut ne juge dhe pashalleku i Bushatllinjve ne veri po te bashkoheshin do te krijonte nje shtet te fuqishem shqiptar.Nuk u be sepse turku kishte politiken :perca e sundo.Ndersa sa permendin me lart vrasje ,ndeshkime ishin te zakonsme ne boten e asaj kohe.Gjithe europa ashtu ishte.

  • Fakte une shoh vetem ne postimin e Piros.
    Gjithe te tjeret merren me thashetheme Valareje e Himare.
    O mjere ne qe bejme cmos te nxijme historine tone!

  • C’eshte kjo pikture qe na ben krenare te races sone te bukur?
    Mos e ka vizatuar Eduard Lear-i kete grua te bukur fisnike me fustanellen e famshme shqiptare qe mahniti Bajronin, romantikun e madh te epokes?.
    Kjo tabllo duhet te kopjohet e te jete ne galerine e arteve te Tiranes

  • Aliu nuk kishte identitet kombetar,.
    Fliste shqip me shqiptaret qe e rrethonin,,Fliste nje greqishte fshatarce,si keta fshataret qe emigrojne ne Greqi,,Fliste pak turqisht shatra patra.
    Nuk dinte shkrim e kendim,,Ishte ANALFABET.
    Nga e ema mund te ishte dere bejleresh,por nga i ati ishte nje fis pa rrenje ne Laberi.Te paret e tij nga dera aterore ishin dervishe tartare si murgj endacake qe shetisnin viset e perandorise dhe nguleshin ku te mund..
    Kushurijte me te afert te Aliut nga rrenjet aterore jane Cinatet e Delvines.Ata edhe sot jane kineze ne pamje,ashtu si kane llagapin.Familja e Aliut mori njefare fame kur gjyshi i tij Myftari u vra ne muret e Korfuzit gjate luftes turko-veneciane dhe u shpall GAZI(deshmor).I jati i tij Veliu,u emerua qeverises i kalase se Tepelenes,ku u vra nga rivali i tij rreth vitit 1756.
    Mendoj se martesa e nje Disdari i kalase se vogel te Tepelenes me nje vajze nga familjet e medha .
    feudale,nuk do te behej sikur Hanko te mos ishte e cale.
    Aliu u formua si hajdut ne djaleri,formoi nje cete hajdutesh dhe grabiste karvanet ne rrugen Tepelene-Gjirokaster.E kapi Kurt pasha i Beratit,,te gjithe i vari,,Aliu shpetoi,sepse Hanko e kishte Dajo Kurt pashen,vellane e se emes.Kurt pasha e mbajti ne saraje Aliun,e mori ne sherbim ushtarak dhe ky i beri ca pune te mira ne fitoret kunder feudaleve te Tiranes Kavajes dhe Krujes.Pra,Aliu nuk ishte krejt i parrahur ne intrigat dhe perplasjet mes dyerve te medha kur Hanko kurdisi krushqine me Pashain e Delvines.
    Si u be Aliu nje kuceder ANTISHQIPTARE,qe cfarosi te gjithe Bashkesite e Lira Malesore,qe gezonin te drejten te vetqeveriseshin edhe nen pushtimin turk?
    Ne 1767 vjen ne Terhalle Murg Kozma Etoliani kur Aliu ishte Bejlerbej i Terhalles,Kozmai ishte vellai i Patrikut te Stambollit,qe ishte edhe qeveritar i popullsive te krishtera te Perandorise Osmane.Pushteti turk e kishte paisur murgun Kozmsa me 1 mije kalores shoqerues dhe me FERMAN SULLTANOR.Misioni i tij ishte te shtypte kryengritjet e bashkesive malesore shqiptare,te Epirit,TE KRISHTERE NEN NDIKIMIN VENECIAN.
    Laberia,Himara,Suli,Moreja ishin te krishtere Unite,qe nuk njihnin Patrikun e Stambollit,por Papen e Romes..
    Prandaj,shejtan Kozmai ne Himare rrembey kazmen per te prishur catine e kishes,gjoja per te ndertuar shkolle greke.Ato kisha ruanin traditen e Skenderbeut.
    Ruanin traditen e Arberise se Italise.Priftat ne Himare,Laberi,Sul,More vinin nga Vatikani..Skenderbeu ishte Unit,,kryente ritet ortodokse bizantine sipas tradites,por mesha kryhej ne shqip dhe latinisht,kurse prifterinjte vareshin dhe paguheshin nga Papa i Romes.
    Keta prifterinj nen fuqine ushtarake dhe financiare te Venedikut per 400 vjet frymezuan malsoret Shqiptare te rrebeloheshuiin kunder pushtuesit turk.Per te shtypur kete ndikim u pais me Ferman sulltanor shejtan Kozmai,jo per te ruajtyr krishterimin kunder muslimanizimit se ja kepuste koken sulltani.
    SUndimi turk,Kisha greke e Stambollit,Ali Tepelena dhe Shejtan Kozmaai kishin nje qellim te perbashket:Shtypjen e shpirtit liridashes te malsoreve shqiptare,zhdukjen e Krahinave te Lira Vetqeverisese te Laberise,Himares,Camerise,Sulit Morese.
    Suliotet e perzune Kozmane,
    Ky i kercenoi.Me tagrin e kujt i kercenoi?
    Me tagrin e Aliut,se sulltani kishte 400 vjet qe ishte dorzuar para malesorve te Kelmendit,Mirdites,Laberise,Himares,Sulit,kurse ne Cameri sundonin bejleret came sipas tabiateve te tyre.
    Aliut,si bejlerbej i Terhalles vetem trgetaret greke e cifute i puthnin doren.Laberit e quanin;I biri krves,Here kopili i Caush Hormoves.
    Caush Hormova eshte i biri i priftit te Hormoves,me emrin e pagezimit,Mihal Duka,thirrej edhe Mihal Prifti.
    Si kocobash i Hormoves qeveriste edhe tokat e Hankos ne Kadhiq e hormove.Hanko vendosi t`i taxoje keto fshatra dhe ketu nis konflikti.
    Urrejtjen e Aliut per shqiptaret e ve re konsulli francez ne Janine Poukeville,i sili e pyet perse i urren shqiptaret?
    Aliu i pergjijet;-Ja shihi greket sa te urte e te bindur qe jane!

  • @sandri, me fal per vonesen,
    mi ka treguar nena ime me origjine nga Mashkullora dhe qe kishin njerez ne Kardhiq,
    kjo kendohej ne Kardhiq .
    prsh

    • Tregimet e nenes tende e nenes time nuk duhen shitur si histori.
      Historia bazohet VETEM mbi dokumente dhe deshmitaresh okulare te ngjarjes.
      Cdo gje tjeter edhet vetem thashethem.

  • te vjen per te dh..jere, kur thone; feudale shqipetar, bejlere shqipetare, pashallare e vezire shqipetare . nuk quheshin shqipetare as me emer as me fe; ishin TURQ, quheshin TURQ . dhe per me teper te nje nje sistemi qe eshte fshire nga historia qe me prerjen e kokes se luigjit gjashtembedhjete, por ndryshe thote favzi plehra, i mbeshtetur nga perversi zhei .

  • Kengen e Valarese per Aliun e dinin gjithe te vjetrit e zones (Tepelene -Gjirokaster) Gjysherit e mi dhe moshataret e tyre e kujtonin here pas here dhe ua tregonin femijeve si histori.

  • Te Hani i Valarese

    Te hani i Valarese
    I bir i Hanko Kapese
    Ua beri me te pabese
    Vrau shtateqind e pese
    “o te zes Kardhiqote
    Vate e me s`u kthyet dot!
    Kardhiqote vergje vergje,
    ca me guna,ca me shergje,
    Kakodhiq pse s`nxorre lule?
    Apo mban zi per tye zote?
    per te zeste Kardhiqote,
    Qe vane e s`u kthyen dote.

  • Te Hani i Valarese

    Te hani i Valarese
    I bir i Hanko Kapese
    Ua beri me te pabese
    Vrau shtateqind e pese
    “o te zes Kardhiqote
    Vate e me s`u kthyet dot!
    Kardhiqote vergje vergje,
    ca me guna,ca me shergje,
    Kakodhiq pse s`nxorre lule?
    Apo mban zi per tye zote?
    per te zeste Kardhiqote,
    Qe vane e s`u kthyen dote.

    • Ja sa te sakta jane te dhenat e folklorit: nga 605 te “kokpaparit”, “Demo” shtoi vetem 100 dhe na i beri 705, kurse gjyshja ime thoshte se kane qene 1705.
      Ne folklorin e Krujes thuhet edhe se Skenderbeu fluturoi me kale nga kalaja e Krujes per te care rrethimin dhe aty ku shkeli kali i tij shihen ende sot gjurmet e patkoit te tij..
      Ne legjenden e Argjiros, sic e kendon popullli i Gjirokastres ende sot, prapa kalase rrjedh ende qumesht qe leshon Argjirua per te ushqyer djalin e vogel me te cilin u hodh nga kalaja per te mos rene ne doren e turqve.
      Ne folklorin gjirokastrit ne dy vargje qe mbaj mend per nje burim karstik sezonal, prapa kalase nga ana e lagjes Manalat, thuhet se aty ku ra Argjirua u shnderrua ne shkemb dhe nga shkembi rridhte qumeshti per te ushqyer djalin e saj:
      “Nen bedenet e kalase
      koka shkemb e barku rase”
      Ismail Kadareja ngriti edhe nje poeme te bukur dhe frymezuese per Argjiron qe u hodh nga kalaja.
      Folklori eshte frymezues dhe i sherben edukimit atdhetar, por NUK KA ASNJE PIKE KONTAKTI ME HISTORINE.
      Hanet e Valarese jane te mira per tregime prane zjarrit te oxhakut ne netet e dimrit duke pjekur geshtenje.
      Eshte pikerisht per kete arsye qe asnje nga historianet bashkekohes ((Pouqueville, p,sh.) e te mevonshem, duke perfshire ata greke si Aravantinos nuk i kane perfshire keto folklorizma ne veprat e tyre. Dhe me sa di une per Aliun deri me sot jane shkruar jo pak por mbi 50 libra.
      Perse nuk flasin edhe historianet per kete “ngjarje makabre”?
      Per arsyen e thjeshte fare. Historia njeh vetem faktet e dokumentuara jo folklorin qe eshte pasqyrim emocional-artistik por jo historik i realitetit.
      Me respekt per “kokpalarin” dhe “Demon”, qe mund te jene edhe bashkeqytetaret e mi.

  • Folklori o Sander nuk eshte i gjithe perralle.
    Ka kenge popullore historike,
    Kenge popullore legjendare
    Mite dhe perralla.
    Nuk ka studiues te jetes se Ali pashait,qe ta quaje Masakren e Hanit te Valarese,.,nje perralle.
    Lexo librin me te fundit te Katerin Fleming.
    Ne fq,456 te Historise se Shqiperise botim i vitit 1967,hartuar nga Selim Islami dhe Kristo Frasheri ke edhe Masakren e Hanit te Valarese.
    Sa per shifrat,,populli e jep 700 te vrare,dikush e jep 400.Sot(pas 200 vjetesh) ndodh nje aksident rrugor,,dikush e jep 2,dikush tre,nje thote jane te gjithe jasht rrezikut per jete,Vetem pas nje muaji del deklarata per shtyp e policise,qe jep versionin zyrtar me iniciale,qe hajt ta marresh vesh kush eshte gjalle e kush ka vdekur.
    Si te pranoj une llogjiken tende per kenget popullore te luftes se Vlores,qe jane thjesh mite,legjenda,genjeshtra me bisht?
    C`u nise nga Drashovica
    Me treqind e ca komita
    Lule Selam labi lule.
    Cfare te them une te pranoj qe eshte genjeshter,meqe eshte folklor???

  • Prape nuk u morem vesh o Demo.
    Ti shkruan:
    “Ne fq,456 te Historise se Shqiperise botim i vitit 1967,hartuar nga Selim Islami dhe Kristo Frasheri ke edhe Masakren e Hanit te Valarese.”
    Se pari, historianet qe permend (K.Frasheri dhe S Islami) nuk na japin as 605, as 705, as 1705 te vrare ne Valare sepse nuk kane burim dokumentar por vetem GOJDHENA (po e perseris, keto quhen GOJDHENA JO FAKTE) te transmetuara brez pas brezi, te cilat asnje historian serioz nuk mund t’i marre per fakte, por mund t’i permende ne forma te tilla:’Ja si i kendoi populli masakres se Valarese:”?
    Se dyti, Historia e Shqiperise, nga pikepamja e historianit nuk eshte dokument as ka vlere dokumenti. Pa asnje nenvleresim, per historianin ajo eshte thjesht nje kompilim.
    Se treti, mos u habit, se ne ate Histori qe ne frontespic, shkruhet se eshte aprovuar nga nje akademi sovjetike e shkencave, andaj gjen edhe mjaft xhevahire te tjera, si p.sh teza absurde antihistorike se shqiptaret kane ardhur ne trojet e tyre te sotme pas ardhjes se sllaveve ne shekullin VII dhe kjo provohet nga fakti qe emrat e fshatrave shqiptare ne luginat nen 600 metra mbi nivelin e detit kane emra sllave dhe vetem mbi ate lartesi gjen toponime shqiptare. Kjo teze ne Historine e Shqiperise per te cilen flet ti, eshte marre nga gjuhetari rus me antishqiptar, Aleksander Selishcev ne vepren e tij Sllavjanskoje Naselenjije v Allbanjii”, Sofje 1930 (e ke te parezervuar ketu ne Biblioteken Kombetare)
    Se katerti, nuk mund te besh analogji me Luften e Vlores te cilen e ke te pershkruar me hollesi nga pjesemarres te asaj lufte ose deshmitare okulare qe kane e pershkruar ate si pjesemarres ose si deshmitare okulare deri se fundmi ne brezin me te ri te shqiptareve ne shekullin 21. Ato pershkrime i gjen ne burimet italiane te kohes si dhe ne shtypin shqiptar te kohes te Shqiperise dhe diaspores shqiptare.

  • Prape nuk u morem vesh o Demo.
    Ti shkruan:
    “Ne fq,456 te Historise se Shqiperise botim i vitit 1967,hartuar nga Selim Islami dhe Kristo Frasheri ke edhe Masakren e Hanit te Valarese.”
    Se pari, historianet qe permend (K.Frasheri dhe S Islami) nuk na japin as 605, as 705, as 1705 te vrare ne Valare sepse nuk kane burim dokumentar por vetem GOJDHENA (po e perseris, keto quhen GOJDHENA JO FAKTE) te transmetuara brez pas brezi, te cilat asnje historian serioz nuk mund t’i marre per fakte, por mund t’i permende ne forma te tilla:’Ja si i kendoi populli masakres se Valarese:”?
    Se dyti, Historia e Shqiperise, nga pikepamja e historianit nuk eshte dokument as ka vlere dokumenti. Pa asnje nenvleresim, per historianin ajo eshte thjesht nje kompilim.
    Se treti, mos u habit, se ne ate Histori qe ne frontespic, shkruhet se eshte aprovuar nga nje akademi sovjetike e shkencave, andaj gjen edhe mjaft xhevahire te tjera, si p.sh teza absurde antihistorike se shqiptaret kane ardhur ne trojet e tyre te sotme pas ardhjes se sllaveve ne shekullin VII dhe kjo provohet nga fakti qe emrat e fshatrave shqiptare ne luginat nen 600 metra mbi nivelin e detit kane emra sllave dhe vetem mbi ate lartesi gjen toponime shqiptare. Kjo teze ne Historine e Shqiperise per te cilen flet ti, eshte marre nga gjuhetari rus me antishqiptar, Aleksander Selishcev ne vepren e tij Sllavjanskoje Naselenjije v Allbanjii”, Sofje 1930 (mund ta lexosh lirisht se eshte e parezervuar ketu ne Biblioteken Kombetare dhe kushedi takohemi edhe pa pseudonime)
    Se katerti, nuk mund te besh analogji me Luften e Vlores, te cilen e ke te pershkruar me hollesi nga pjesemarres te asaj lufte ose deshmitare okulare qe qe kane jetuar se fundmi ne brezin me te ri te shqiptareve ne shekullin 21. Ato pershkrime i gjen ne burimet italiane te kohes si dhe ne shtypin shqiptar te kohes te Shqiperise dhe diaspores shqiptare.

  • T’i leme fjalet: Aliu eshte nje nga figurat madhore te historise se Shqiperise me nje stature qe pas Skenderbeut mund te krahasohet me cdo burreshteti qe ka pasur Shqiperia qe nga Abdyl Frasheri, Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha.

  • Ali Pashe Tepelenes, jetes dhe vepres se tij, i jane kushtuar me shume punime biografike nga autoret europiane se cdo personaliteti te historise se Shqiperise dhe pas Skenderbeut, Aliu mbetet figura me e njohur shqiptare ne Europe.

  • Futja kot o Sander.N

    Ne 1967 ne Shqiperi nuk kishte akademi Sovjetike.Kolana prej 6 vellimesh e Historise se Shqiperise u Hartua nga
    Shkencetaret Shqiptare me permasa boterore,shumica e te cileve kishin studiuar ne AUSTRI.
    HasanCeka,Selim Islami,,Aleks Buda,Stefanaq Pollo,Kristo Frasheri,Zihni Sako,Dhimiter Shuteriqi,Kristaq Prifti.Keta jane me Akademi Vieneze,or Sander.Konsulente per dokumentaxionin osman,persian,egjyptian ke orientalistet me te shquar te Europes ne ate kohe,,Vexhi Buharaja dhe Eqerem Janina,qe njihnin Turqisht,Pwersisht,Arabisht,sa orientologu me i madh i Evropes Franc Babinger u dorzua para perkthimit perfekt te Buharase te tre pllakave te themelimit te kalase se Elbasanit.
    Konsulent i Historise se Shqiperise per Greqishten e vjeter ishte pedagogu i kesaj lende ne Athine ne vitet 20,drejtor i Lyceut te Korces,Ambasador i Zogut ne Athine Sotir Papakristo.
    Ca me llafos Selishcev ti mu ere!
    Ku pirdhnin keto per Selishcev ere Sander mafishja!?
    Keto figura ne fund te viteve 60 e shperngulen Qendren e studimeve Albanologjike nga Viena ne Tirane.Organizuan Kuvendin e Pare te studimeve ilire me pjesemarres nga e gjithe bota.
    Vetem per kapitullin e Ali Tepelenes ke kater faqe me indexe dokumentacioni .Me ke i ngaterron ti keta shkencetare,me grekafonet e Himares,me Panajot Barken,apo me kafsharet e Kosines,qe tallin lesht greket na tregojne ne cfare ishte Butrinti se kemi sot ministre kulture analfabete.
    Keto mund te dine anglisht,mund te dijne edhe hajduterisht,por per ate pune qe jane emeruar jane analfabete.
    Trajtimi qe i eshte bere Ali Tepelenes ne textin universitar te Historise se Shqiperise eshte korrekt,i bazuaqr ne dhjetra dhe qindra dokumenta,qe keta te sotmit i nxjerrin here pas here si zbulime te medha te tyre.Ne vitet 70 Alex Buda u thirr nga Kryebashkiaku i Stambollit si konsulent per Historine e kryeqytetit turk.
    Ne takim i tha keto fjale:-Nuk mund te flas para jush per historine e Stambollit sepse ju e njihni me mire se Ne.
    Ne 1968 u ftua ne New-York ne konferencen e Numizmatikes Ilire,Hasan Ceka ne cilesine e Autoritetit boteror te Numizmatikes Ilire,..Ne 1957 Dekani i Arkeologjise sovjetike Dimitri Blavatskij,qe investonte,,dha paret per germimet ne Apoloni(investonte BRSS),nuk guxonte te emertonte monumentet dhe statujat qe zbuloheshin pa pyetur Hasan Ceken.
    Sot te vjen nje bythe greko-amerikani ne Butrint,nje zgjebarak italian ne Bylis i shoqeruar nga ministresha kultures dhe te thote Bylisi eshte qytett grek.
    Qe ta mbyll me Ali Tepoelenen dhe nuk do merrem me me ty Kapitulli i Historise se Shqiperise eshte ne UNISON me Kenget popullore historike kushtuar Ali Tepelenes,te mbledhura ne Malesine e Tepelenes,Gjirokastres,Himares,Sulit,Camerise,.
    Nje hajdut qe u be pasha,shqiptar vrases,ndihmoi me intrigat dhe thesarin e tij komplotiste greke te Odeses dhe Stambollit te sajonin shtetin Grek mbi popull shqiptar. Ky ishte Ali Teopelena.

  • E prishe stilin o Demo, por mua nuk ma lejon fisi ta ul aq poshte nivelin tim.
    Po i perseris edhe nje here: Ne frontespicin e Historise se Shqiperise thuhet se AJO HISTORI ESHTE APROVUAR nga nga Akademia Sovjetike e Shkencave (si te ishim nje vend kolonial), dhe pa pike turpi aty citohet autori antishqiptar, gjuhetari rus Aleksander Selishcev autori i Sllavjanskoje Naselenjije v Allbanjii (Sofje 1930) si autoritet historie.
    Une vete kam punuar ne Institutin e Historise dhe po te them se nga te gjithe ata per histori ne Vjene ka mbaruar vetem Aleks Buda dhe Zihni Sako ne Athine.
    Selim Islami, Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, Kristaq Prifti (ka dhene lenden e marksizem leninizmit dhe instruktor ne KQ te PPSH, para se te vinte ne Institutin tone dhe e dergoi qeveria me nje burse per te mesuar turqisht ne vitet 60-te), Muzafer Korkuti etj. kane mbaruar pas luftes se dyte boterore me bursa te qeverise shqiptare ne BRSS dhe Evropen Lindore..
    Ti nuk e di se historiani yne me i mire i asaj kohe (pa dyshim me i miri) kishte botuar kryesisht referate a numerohen me gishta artikujt e tij shkencore.te botuar ne “Studime Historike’ dhe dy vellimet e Vepres se tij qe u botuan me porosi te KQ te Partise jane mbushur vetem me referate.
    Nuk po flas pastaj perhistoriane si Stefanaq Pollo, Dhimiter Shuteriqi e Kristaq Prifti.
    Qendra e studime albanologjike erdhi ne Tirane si rezultat kryesisht i punes se te madhit Cabej, qe i takon pjesa e luanit e asaj merite.
    Dhe ne fund te fundit, se kush e shkroi historine nuk eshte argument per te provuar ndonje gje edhe sikur ata historianet e mesiperm te ishin dishepuj te von Ranke-s.
    As von Rankja nuk do t’i shpetonte ata nga gafat qe kane bere si ajo e ardhjes te shqiptareve pas sllaveve ne trojet e sotme shqipfolese.
    Historia e lashte e shqiptareve ende sot gjendet ne nje pjese te madhe ne veprat e historianeve gjermane (pa mohuar kontributet e ketyre 30 vjeteve te fundit te Kristo Frasherit e Pellumb Xhufit.
    Persa i perket thenieve te Dimiter Blatavskijt per Hasan Ceken, e te kryebashkiakut te Stambollit ti e di mire qe nuk i ke lexuar kurrkund, por i ke degjuar posht e lart, pra nuk kane asnje vlere argumentuese.
    Edhe njohja e nje ose dy ose dhjete gjuheve te huaja nuk te jep asnje kulture historike te cilen ta jep vetem studimi vetiak e puna shkencore vetiake qe pasqyrohet ne botimet e tua shkencore.

  • U ne ketu kam Nje botim te Institutit te Historise te Universitetit Tiranes te vitit 1967,, dhe nje Botim te Akademise se Shkencave te vitit 1984(me kapak te kuq),
    Nuk e gjej ne frontespicin e te dy vellimeve pretendimin tend se “Ajo Histori eshte APROVUAR nga Akademia Sovjetike e Shkencave.
    Eshte ne botimin e vitit 1959?
    Eshte ne dispencat per studentet e Institutit para vitit 1960?
    Ne cilin botim te Historise se Shqiperise,Autoret qe kam cituar ne komentin e meparshem,kane shkruar “per ardhjen e shqiptareve pas sllaveve ne trevat e sotme shqipfolese?”!!!!!
    Kjo mund te gjendet ne vepren e Selishcevit,por jo ne Tekstet e Historise se Shqiperise!

    • Tani une nuk ndodhem aty qe te ta shfletoja e te te tregoja daten e botimit. Por, kujtdo qe do te me thoshte se kjo nuk del ne Historine e Shqiperise do t’i thoja pa ndrojtje se ti nuk e ke lexuar ate histori te pakten aty ku flitet per pranine sllave ne trojet shqiptare.
      Sa per dijeni, ne vitet 80 nje punonjes i institutit te Historise (nuk jam i autorizuar t’ia permend emrin) i ka derguar nje leter Foto Camit, kur ai ishte sekretar i KQ per ideologjine, per frontespicin, tezen e Selishcevit dhe disa probleme te tilla dhe Foto Cami nuk reagoi fare ndaj asaj letre sepse hapte shume probleme.
      Pershendetje Demo!

  • @ SANDRI
    Po te tregoj dhe ate qe beri ne Hormove qe e shkoi ne hell
    Caush Hormoven dhe e vuri ne zjarr, pastaj hellin e ruajten ortodokset deri sa ju erdhi dita!!
    Kete e beri se flitej se Caushi me Hankon ,,,,,,
    Tjetra : kur ndertonte kalane e Libohoves mblodhi nja gashte mije burra dhe i vuri ne rrjesht qe te binin dore me dore guret nga faqja perballe (tani eshte Jergucati)
    deri lart ne kala dhe ushtareve qe i ruanin ju kish thene:
    ai qe rrezohet prisheni (vriteni).
    Keto ti jap qe te gjesh burime te shkruara dhe te konfirmuara po gjete. prsh

  • Te gjitha do te t’i besoj si te verteta sapo te me tregosh burimet per hellin ,per Caushin e Hankon dhe per ata 60 a 60 mije burrat

  • Sandri Te kesh punuar ti,me keto qe thua ne Institutin e Historise,ose ke qene portier,pastrues,magazinier,llogaritar,,ose ke qene si Zhelal Mziu me doktorature Kamzse,kopjuar ne Kala te Dodes.
    Te siguroj se ne asnje botim te Historise se Shqiperise qofte para dhe pas vitit 1960,,as ne ato shkollore,nuk do te gjesh tezen se shqiptaret kane ardhur ne trojet e tyre te sotme,pas ardhjes se sllaveve ne shek VII.
    Te siguroj se ne asnje text te historise se Shqiperise te botuar ne Republiken e Shqiperise qofte para dhe pas vitit 1960,nuk do te gjesh gomarlleqe te tilla,si : “vendbanimet,qe ndodhen poshte nivelit 600m kane emra sllave,ndersa ato mbi 600 m,mund te gjenden emra shqiptare.,,.Po mire po maje e Gllaves,Zeleshta,Novosella,Novoberda,Golloberda,Corovoda,Dobrivoda,Radomira,etj, qe jane te gjitha mbi 600 m dhe Vlora,Lezha,Kryegjate,Fier,Lushnje,Kavaje,kryegjate,,PPatok,Kryezjarth,Tale,BishtpalleArbane,,Rodon,jane shqip,,jane ne nivelin e detit,,Jane edhe RELIKE TE LASHTA TE EMERTIMEVE ILIRE QE RUHEN NE GJUHEN SHQIPE..Cfare i thua ketyre emrave nen kuoten 600 m.?
    Degjo Sander,qe edhe te vish ne vete e mos shesesh te trasha!Ti je ngaterruar me nje debat qe ndezen studiuesit shqiptare te Republikes se Maqedonise disa vjet me pare,kur u botua Fjalori Enciklopedik i Sllavo-maqedonasve..
    Atje i ke lexuar ti Selishcevin,,shqiptaret e ardhur pas sllaveve dhe kuoten 600 m,,(megjithese kam pershtypjen qe ky inovacion shkencor te perket ty)
    Se mos je Raimond Vlonjati,qe cfare ka lexuar dhe degjuar i ben corbe derrash?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *