Aktivistja Evi Kokalari, e cila e ka mbështetur hapur Sali Berishën.
Emri i saj doli në skenë kur Berisha filloi “Foltoret” në qytetet e Shqipërisë me qëllimin e vetëm, sipas tij bashkimin e demokratëve.
Evi Kokalari i është bashkuar Kuvendit të sotëm Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve dhe qëndron në rresht të parë, e ulur në krah të zonjës Lirie Berisha.
Pasi Berisha mbylli turin e “Foltoreve’” Kokalari tha se do të bënte një “pushim” dhe u rikthye në Amerikë.
Por ndërroi mendje shumë shpejt dhe në janar të 2022 deklaroi se do t’i kthehej jetës në Amerikë kur opozita të kishte një kryerat të ri dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore.
Kujtojmë se Kokalari bëri deklaratë në shenjë revolte për thirrjen e këngëtares Bleona Qereti si pjesë të Këshillit. Kokalari tha se PD nuk ngrihet me figura të tilla.
Komisioni i Rithemelimit mblodhi sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, dhe të pranishëm janë 1425 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

a.m/dita

Lajm kot!