FOTO / Fermerë duke shitur gjela deti në fshatin Baldushk

Dita

Në prag të Vitit të Ri, nuk mund të mungojë dhe simboli i tryezës së kësaj feste, gjeli i detit. Pak ditë më parë, Kryebashkiaku Erion Veliaj do të ftonte të gjithë fermerët të tregtojnë në Baldushk në një treg të ndërtuar enkas për tregtimin e gjësë së gjallë edhe gjelin e detit, simbolin e festave të fundviti.

“Kjo është një zgjidhje higjienike, kjo është një zgjidhje e shëndetshme, kjo është në zgjidhje që promovon ekonominë vendase. Ndaj më vjen mirë që ky treg do të jetë i hapur në dy javët e ardhshme këtu në Vishnje për të ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, për të konsumuar produkte lokale në një zonë jashtëzakonisht të bukur, në një treg që ka të gjitha kushtet. I ftoj të vijnë të blejnë produkte lokale, të kenë gjelat e Baldushkut, përpara se të mendojnë për mallin e importit. Sa më shumë para të qarkullojnë brenda vendit aq më mirë për ekonominë sepse këto para kthehen në ekonomi”, do të shprehet Veliaj.

DITA sjell disa foto të realizuara nga fotoreporterët e LSA.

4

1

2

5

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *