FOTO: Finalja Francë-Kroaci, sheshet pushtohen nga tifozët

Leda Hysa

Kur jemi vetëm pak minuta larg finales së Botërorit me Francës dhe Kroacisë, dy tifozëritë respektive kanë mbushur sheshet kryesore te kryeqyteteve të vendeve të tyre.

Pranë kullës Eifel mijëra qytetarë francezë kanë pushtuar rrugën ku pas 2 orësh në rast fitoreje pritet të shpërthejë një festë e papërmbajtur.

Mbrapa nuk mbetet as Zagrebi. Edhe pse janë një popull disa herë më i vogël sheshi kryesor i kryeqytetit është mbushur plot më tifozë, të cilët shpresojnë që kombëtarja e tyre të fitojë për herë të parë Botërorin.

Me kalimin e minutave sa vijnë e shtohen emocionet në dy kampet respektive por jo vetëm.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *