Foto: Gazeta më e madhe holandeze bie pre e një sulmi

Dita

Një furgon ka goditur rreth orës 04:00 të mëngjesit hyrjen kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”.

Ky lajm është bërë i ditur nga vet gazeta, e cila ka konfirmuar se nuk ka të lënduar.

Policia holandeze raporton se bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”.

Sa i takon “De Telegraaf”-it, gazeta ka shkruar se “nuk do të na frikësojnë”.

Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është larguar me një makinë “Audi” të drejtuar nga një person tjetër.

Nuk është hera e parë që kjo gazetë kërcënohet, pasi në të shkuarën ajo ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri holandez Mark Rutte, i cili ka shkruar në “Twitter”:

“Ky akt i qëllimshëm kundër “De Telegraaf”-it është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët.”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *