Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Rradhimë të Vlorës nga emergjencat civile.
Pritet ndërhyrja e forcave xheniere.
Kohët e fundit, janë gjetur shpesh predha nga Lufta e Dytë Botërore në vendin tonë, por pa rrezik për jetën.
Para dy javësh u gjetën disa predha në një truall në njësinë administrative të Gurit të Zi në Shkodër, ndërsa një muaj më parë u gjet një predhë në fshatin Bunavi të Vlorës.

j.l./ dita
